Aggeler: S’ka limite për listën e zezë, ne s’mund t’i arrestojmë të korruptuarit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës akoma nuk bëjnë publik emrat të cilët hetohen për korrupsion dhe të cilët mund të jenë pjesë e listës së tyre të zezë, por thonë se nuk ka kufizime se kë mund të përfshijë kjo listë. Ambasadorja e SHBA-së, Angela Aggeler në “Rruga drejt” tha se institucionet në Uashington janë shumë të kujdesshëm për të hetuar mirë emrat që kanë marrë në konsideratë përpara se t’i publikojnë ata. Hetimet përfshijnë politikanë, persona nga sektori i drejtësisë dhe biznesmenë. Aggeler tha se varet nga institucionet e vendit në Shkup se çfarë do të bëjë me ato emra.
“SHBA-të mund të sanksionojnë një individ, por ne nuk i burgosim ata, nuk vijmë këtu dhe t’i arrestojmë, ne vetëm u themi atyre se u vendosim sanksionet e caktuara financiare, ose që nuk do të munden më të udhëtojnë në SHBA, ose çfarëdo forme të sanksioneve që marrin. Kështu që, SHBA-të mund të thonë, ja ku i keni dy emra të njerëzve që ne do t’i sanksionojmë dhe siç e kemi parë me rastet që cituat, sanksionet mbesin pavarësisht vendimeve gjyqësore që janë marrë për ata individë, por nuk nxisin asnjë proces gjyqësor këtu. Kjo i takon qeverisë së Maqedonisë së Veriut, kjo u takon zyrtarëve të zgjedhur nga njerëzve të këtij vendi. Ata duhet të thonë: ne kërkojmë nga të zgjedhurit tanë të mbajnë përgjegjësi për korrupsionin që shohim çdo ditë”, tha Angela Aggeler, Ambasadore e SHBA-ve në Shkup.
E pyetur për projektin e fundit për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10D, Aggeler tha se institucionet duhet të hetojnë dyshimet e mundshme për kompaninë vendore që mbikëqyrë punimet. Ajo shtoi se kompania amerikane që ndërton projektin “Behtel” nuk lidhet aspak me këto dyshime.
“Mendoj se u referoheni dyshimeve ndaj këshilluesve për transaksionet financiare. Kjo është një çështje e ndarë nga marrëveshje me “Behtel-Enkan” e cila u firmos rreth 10 ditë më parë dhe ajo marrëveshje për projektin më të madh infrastrukturor në historinë e këtij vendi është njëra për të cilën ne jemi jashtëzakonisht shumë krenarë… Ajo që ne kemi thënë vazhdimisht është se nëse ka akuza për korrupsion, hetoni ato. Hetoni dyshimet dhe nëse ata janë të vërteta, ndiqni penalisht! Por, ne jemi shumë të sigurt se ata nuk janë për “Behtelin”, u shpreh Angela Aggeler, ambasadore e SHBA-ve në Shkup./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje