Kosova ende nuk ka ligj i cili përcakton shpërndarjen e mjeteve bazuar në aspektin gjinor për partitë politike, u tha në diskutimin e organizuar nga Instituti Demokratik të Kosovës.
Veç tjerash, u theksua se gratë nuk janë të barabarta në ndarjet buxhetore dhe se ekziston diskriminimi ekonomik mes të dyja gjinive.
Tema e këtij diskutimi ishte “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”.
Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu tha se gratë më pak kanë mundësi t’i qasen financimit privat, për shkak të paragjykimeve.
“Ne kemi një ligj, diku rreth 4 milionë financon për demokratizimin e subjekteve politike edhe i cili u mundëson partive politike për të zhvilluar aktivitetet e tyre politike, përfshirë edhe fushatat zgjedhore. Por në kuadër të kësaj nuk kemi një ligj i cili përcakton shpërndarjen e këtyre mjeteve bazuar në aspektin gjinor, i cili kontribuon edhe në fuqizimin dhe integrimin gjinor brenda partive politike. Madje edhe në raporte, të cilat partitë politike i prezantojnë nuk ka një raportim edhe të atyre aktiviteteve të cilat kanë pasur karakter gjinor, ose janë udhëhequr nga gratë dhe nuk ka ndarje buxhetore se cilat mjete janë shpenzuar bazuar në këtë strategji”, ka thënë Kryeziu.
Në diskutimin “Roli i forumeve të grave në promovimin e buxhetimit gjinor”, kryetarja e organizatës “Gratë për Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu tha se gratë i vuajnë më shumë fenomenet negative në vend.
Buxhetimi i përgjithshëm gjinor na ndihmon që shërbimet ndaj vajzave e grave dhe në anën tjetër, djemve dhe burrave të jetë i barabartë dhe të mos ketë asnjë lloj diskriminimi. Por këtë e kemi obligim ligjor sepse nëse e shohim Ligjin për Barazi Gjinore në Kosovë, përkatësisht nenin 5 të tij, paragrafi i pestë përcakton… sepse e konsideron si një instrument të nevojshëm për të garantuar barazinë gjinore. Nisur nga fakti që shoqëria është e ndërtuar mbi pabarazi të shumta, veçanërisht pabarazi gjinore secili veprim i yni si politik-bërës duhet të jetë me mision të korrektimit të kësaj pabarazie. Diskriminimi ekonomik mes burrave dhe grave është evident dhe në këtë gjë e kemi parasysh”, ka theksuar Haxhiu.
Ajo shtoi se në mbledhjet e Këshillit te Përgjithshëm të LVV-së, gratë mungonin për shkak të kujdesit për fëmijët. Ajo tha se kanë praktikuar çerdhe mobile, që të njëjtat mos të mungojnë në mbledhjet e këshillit.
Edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka folur për kuotën e garantuar për pjesëmarrjen e grave, për çka tha se është e pamjaftueshme.
“Ne kemi vendosur që të mos ketë një forum të veçantë për gratë, por të kemi një tavolinë të përbashkët për gratë dhe burrat në Partinë Demokratike të Kosovës. A mund të ndodhë kjo brenda një dite, brenda një momenti kur e kemi vendosur? Jo. Ne kemi lënë një afat deri në 2025 të synojmë që të kemi një përfaqësim të barabartë. Në zgjedhjet e fundit lokale, PDK statistikisht ka pasur më së shumti gra kandidate për kryetare komunash. Dhe aktualisht 5 gra drejtojnë kuvendet komunale që janë pjesë e PDK-së. Nuk është ajo që dëshirojmë”, u shpreh ajo.
Kryetarja e Forumit të Gruas në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Diellza Kukaj tha se përfaqësimi i grave në instanca të ndryshme është parakusht i domosdoshëm.
“Mbështetemi nga Ligji për Financimin e Subjekteve Politike dhe të them të drejtën me aq kohë sa kam në AAK nuk kemi pasur mbështetje në aktivitetet që kemi zhvilluar. Sot kemi 19 degë të shpërndara në të gjitha komunat e Kosovës, pastaj problematika ndikon në nevojat buxhetore të grave në degë. Unë mendoj që intervenimi duhet të jetë në mentalitetin e shoqërisë dhe mpartitë politike të krijojnë një mekanizëm të veçantë”, shtoi ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A