LAJMI I FUNDIT:

Publikohet raporti vjetor i NATO-s, Maqedonia e Veriut ka shpenzuar 1.61 për qind të BPV për mbrojte

Publikohet raporti vjetor i NATO-s, Maqedonia e Veriut ka shpenzuar 1.61 për qind të BPV për mbrojte

Qëllimi i përbashkët i anëtarëve të NATO-s për të ndarë të paktën dy për qind të Bruto Prodhimit Vendor për mbrojtje u përmbush vetëm nga shtatë nga 30 vendet, ndërsa mes tyre nuk janë ekonomitë më të forta evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga vendet e Bashkimit Evropian, Greqia, Polonia, Lituania, Letonia dhe Estonia, përveç Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar e kanë arritur këtë synim në vitin 2022.

Greqia është e para në listë, me 3.54 për qind të BPV-së të shpenzuar për mbrojtjen, që është ende më pak se në vitin 2021.


Megjithatë, ekonomitë më të mëdha të Evropës nuk arritën nivelet e konsumit të synuar, pavarësisht luftës në Ukrainë, dhe disa madje nuk arritën objektivin.

Gjermania shpenzoi 1.49 për qind për mbrojtjen, pak më shumë se një vit më parë (1.46 për qind), Italia 1.51 për qind, më pak se në vitin 2021 (1.57 për qind), dhe Franca 1.89 për qind (1.91 për qind në 2021), thuhet në raportin e ri vjetor të Sekretarit të NATO-s, Gjeneralit Jens Stoltenberg.

Në fund të listës janë Luksemburgu (0.62 për qind), Spanja (1.09 për qind) dhe Belgjika (1.18 për qind).

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Maqedonia e Veriut ka ndarë 1.61 për qind të BPV-së për mbrojtjen, Shqipëria 1.57 për qind dhe Mali i Zi 1.35 për qind. Kroacia ka shpenzuar 1.91 për qind, ndërsa Sllovenia 1.26 për qind të BPV-së.

Raporti tregon se ndërsa aleatët ushtarakë kanë shpenzuar më shumë para për ushtrinë gjatë viteve, shumë janë ende shumë prapa përmbushjes së objektivit të vendosur në 2014./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori