Zgjedhjet për kryetar në katër komunat veriore janë caktuar të mbahen më 23 prill, por njohës të fushës politike shprehen skeptik nëse zgjedhjet do të mbahen në këtë datë.
Violeta Haxholli nga KDI në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk mund ta parashikojë nëse do të mbahen më 23 prill zgjedhjet në veri të vendit, pasi siç tha ajo në këto zgjedhje nuk do të merr pjesë Lista Serbe.
Sipas saj, nëse nuk ka ndonjë marrëveshje politike mes Qeverisë dhe Listës Serbe, vështirë që këta të fundit do të aplikojnë sot për regjistrim në KQZ.
“Është vështirë me parashiku nëse do të mbahen apo jo zgjedhjet në datën e caktuar, duke marr parasysh që edhe Lista Serbe nuk do të marr pjesë në zgjedhje me kushtin që e ka për Asociacionin. Në këto rrethana, nëse nuk ka ndonjë marrëveshje politike mes qeverisë dhe Listës Serbe vështirë që do të marrin pjesë në zgjedhje”, vlerësoi ajo.
Po ashtu, Haxholli u shpreh se mospjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e 23 prillit e sheh si problematike, pasi siç theksoi ajo është partia më e votuar në katër komunat veriore të Kosovës.
“Unë e shoh këtë fakt si problematike, pasi ata në shumicën e zgjedhjeve e kanë marr shumicën e votave…Ka qenë një parti që ka qenë shumë e votuar. Nëse ata nuk marrin pjesë, nuk e di nëse do të ketë shtyrje të datës së zgjedhjeve. Por do të ishte mirë dhe do të ishte pozitive nëse do të kishte një marrëveshje politike mes qeverisë dhe partive politike, në mënyrë që zgjedhjet të mbahen në një atmosferë pozitive dhe të mos ketë tensione dhe mosmarrëveshje. Kjo është edhe për të mirën e qytetarëve”, tha ajo.
Gjithashtu Haxholli theksoi se Qeveria dhe Presidenca duhet të bëjnë përpjekje që ta ofrojnë këtë komunitet për të rritur komunikimin me ta.
“Kjo është pozitive, por duhet bërë më shumë përpjekje nga qeveria për tu afruar me këtë komunitet dhe për të rritur komunikimin e mirëfilltë. Nuk mjafton vetëm një thirrje publike, por të kishte dhe takime mes partive, kryeministrit dhe presidentes. Është shumë me rëndësi që edhe presidentja të përfshihet në këto bisedime meqë ajo bën sipas kushtetutës të gjitha konsultimet. Do të ishte shumë pozitive një takim i saj dhe të subjekteve politike që vijnë nga komuniteti serb”, tha ajo, duke shtuar se raportet mes institucioneve të vendit me Listën serbe nuk janë të mira.
“ Kjo e përmirëson edhe komunikimin mes qeverisë, institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesve të këtij komuniteti që tani është në një pikë shumë të ultë. Raportet nuk janë shumë të mira, janë të tensionuara, mungon një komunikim i mirëfilltë. Komunikimi po zhvillohet vetëm përmes rrjeteve sociale. Duhet të ketë më shumë takime fizike dhe më shumë përpjekje nga institucionet e Kosovës të cilat e kanë barrën kryesore që ti ofrohen qytetarëve të të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesve politik të të gjitha partive”, tha ndër të tjera Haxholli nga KDI.
Ndërkaq, siç ka marr vesh Telegrafi brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) deri më tani nuk është regjistruar ndonjë kandidat për kryetar komunash nga Lista serbe.
Po ashtu, kryeministri i vendit, Albin Kurti sot ftoi komunitetin serb që regjistrohen për të marr pjesë në zgjedhjet për kryetar komunash.
“Unë i ftojë të gjithë kandidatët, politikanët, partitë politike që dëshirojnë të përfaqësojnë, të angazhohen në vendin tonë të përbashkët edhe nga komuniteti serb që ta shfrytëzojnë ditën e fundit për kandidim përmes aplikimit. Është dita e sotme, 22 mars 2023 për zgjedhjet e 23 prillit.
Pra, është shumë me rëndësi që të gjithë ata që dëshirojnë të angazhohen për politika publike në nivelin komunal në veri dhe të cilët dëshirojnë të përfaqësojnë politikisht interesat e qytetarëve, në këtë rast pakicës serbe t’i shfrytëzojnë këto orë të fundit të mundësisë për të aplikuar”, ka thënë Kurti.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditë më parë njoftoi të gjitha subjektet politike (partitë politike, kandidatët e pavarur, koalicionet dhe iniciativat qytetare) se afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan dhe në zgjedhjet e parakohshme për kuvendet komunale Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill, përfundon më 22 mars 2023. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Mëngjesi me ngrica - pasdite diell dhe vranësira
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj