LAJMI I FUNDIT:

Elite Round: Shqipëria mposhtet nga Franca në ‘Air Albania’

Elite Round: Shqipëria mposhtet nga Franca në ‘Air Albania’

Shqipëria U-17 zhvilloi mesditën e kësaj të mërkure ndeshjen e parë kualifikuese kundër Francës në stadiumin ‘Air Albania’, e vlefshme për fazën ‘Elite Round’ të Kampionatit Evropian 2023. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku u mposhtën nga kampionët në fuqi të Europës, Franca, me rezultatin 4-0.

Trajneri Bulku hodhi në fushë këtë 11-she titullare: Amarildo Dervishi (GK), Ernesto Bakiu, Adi Kurti (C), Alion Damini, Jordi Jaku, Frederik Tosku, Flavio Sulejmani, Ergi Bastari, Dean Vraniçi, Kledi Marinaj, Egert Selmani.

Në pjesën e parë, kuqezinjtë u tërhoqën në gjysmëfushën e tyre, duke u përpjekur të ruajnë portën, teksa tentuan në disa raste edhe disa topa të gjatë, por nuk mbërritën në zonën e kampionëve të Europës.


Goli i parë i Francës erdhi në minutën e 26-të, me Meupiyou që realizoi me kokë, duke mposhtur portierin Dervishi. Tre minuta më vonë, francezët realizojnë edhe golin e dytë me Yanis Ali Issoufoi, i cili shënon gjithashtu me kokë, duke e çuar topin në rrjetën tonë.

Me nisjen e fraksionit të dytë të lojës, trajneri Bulku bën një zëvendësim në mbrojtjen shqiptare, duke hedhur në fushë Davide Avdullarin dhe Kleo Shpuzën, për Ergi Bastarin dhe Egert Selmanin. Në minutën e 62-të, tekniku Bulku bën edhe dy zëvendësime të tjera, me Boden dhe Kasharin që hidhen në fushë në vend të Vranicit dhe Jakut. Kuqezinjtë ndëshkohen sërish në minutën e 68-të, me Bouneb, i cili trefishon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë. Trajneri Ervin Bulku bën edhe zëvendësimin e fundit, me Sulejmanin dhe në vend të tij futet Devi Duro. Pesë minuta para fundit të takimit, francezët realizojnë edhe golin e katërt. Ndeshja mbyllet me shifrat 4-0 për Francën, që na mund në këtë takim të parë në stadiumin ‘Air Albania’.

Sfida e dytë e Shqipërisë do të jetë ajo ndaj Zvicrës, të shtunën e 25 marsit në stadiumin ‘Air Albania’, në ora 17:00 ndërsa ndeshja e tretë është ajo kundër Letonisë, po në stadiumin ‘Air Albania’, e planifikuar të luhet në ora 17:00.

Sakaq, Zvicra do të luajë po këtë të mërkurë ndeshjen e parë të grupit kundër Letonisë në stadiumin ‘Elbasan Arena’ në ora 15:30.

Në trend Sport

Më shumë
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

La Liga
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Kalo në kategori