LAJMI I FUNDIT:

Lionel Messi refuzoi të largohet nga restoranti përmes derës së fshehtë dhe doli e takoi fansat argjentinas

Lionel Messi refuzoi të largohet nga restoranti përmes derës së fshehtë dhe doli e takoi fansat argjentinas

Lionel Messi ishte i lumtur dhe përshëndeti qindra fansa kur doli nga një restauruat në Buenos Aires.

Legjenda e Argjentinës është kthyer në atdheun e tij për ndeshjet kundër Panamasë dhe Curaçao gjatë pushimet për kombëtare.


Është udhëtimi i tij i parë në Argjentinë që kur mori trofeun e Kupës së Botës në një paradë fitoreje të vendit në dhjetor.

Messi, 35 vjeç, vizitoi një restorant në lagjen Palermo të qytetit dhe u ‘sulmua’ nga tifozët.

Por ylli i Paris Saint-Germain e refuzoi ofertën për t’u larguar nga restoranti nga dalja e pasme, sipas TYC Sports, duke preferuar në vend të kësaj të përshëndesë mbështetësit e tij.

Messi mund të shihej duke dalë nga restoranti i shoqëruar nga truproja, për të përshëndetur mbështetësit që ishin jashtë.  Ndërsa ai doli jashtë, turma u bë më edhe më e gjallë.

Një tifoz kapi pamjet e fytyrës së befasuar të Messit teksa truprojat e tij e drejtonin atë nëpër turmë.

Ish-ylli i Barcelonës kishte hedhur një buzëqeshje të gjerë të nervozuar, megjithëse dukej se po shijonte dashurinë që po merrte.

Para disa muajsh, tifozët e Argjentinës u rreshtuan në rrugët e Buenos Aires për të kapur një paraqitje të shkurtër të Messit me shokë, pasi ai solli në shtëpi trofeun e Kupës së Botës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Bundesliga
Kalo në kategori