LAJMI I FUNDIT:

Osmani- Liminski: Intensifikojmë bashkëpunimin në fushën e biznesit me Rajnën Veriore- Vestfalia

Osmani- Liminski: Intensifikojmë bashkëpunimin në fushën e biznesit me Rajnën Veriore- Vestfalia

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka zhvilluar sot takim me Ministrin e Çështjeve Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare dhe të Medieve të Krahinës Federale Gjermane të Rajnës Veriore-Vestfalia, Natanael Liminski, njoftojnë nga MPJ.

Në takim, thuhet në njoftimin e MPJ-së, Osmani e përshëndeti bashkëpunimin e shkëlqyer me krahinën më të madhe federale gjermane të Rajnës Veriore-Vestfalia, i cili u zyrtarizua me nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët për Bashkëpunim ndërmjet Qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Rajnës Veriore-Vestfali, në shkurt të vitit 2021, e cila padyshim e pasuron bashkëpunimin e përgjithshëm bilateral dhe lidhjet miqësore me Gjermaninë.

Ministri Osmani nënvizoi se bashkëpunimi ekonomik me këtë krahinë, e cila është selia kapaciteteve të shumta kryesore industriale dhe afariste, ka peshë të konsiderueshme në bashkëpunimin e përgjithshëm ekonomik me RF të Gjermanisë dhe po zhvillohet në trend rritës me theks në praninë e kompanive si Gereshaimer, Kostal Grup Kromberg dhe Shubert në tregun tonë.


“Bashkëpunimi intensiv programor me Rajnën Veriore-Vestfalia është i një rëndësie të veçantë dhe ne e vlerësojmë shumë duke pasur parasysh qëllimin e tij, nëpërmjet modernizimit të strukturave vendore ekonomike, për t’i rezistuar presionit të migrimit”, theksoi Ministri.

Nga MPJ shtojnë se Ministri Liminski shprehu kënaqësinë e tij për bashkëpunimin e deritanishëm me bindjen se do të intensifikohet si politikisht ashtu edhe ekonomikisht, veçanërisht me bashkëpunimin tashmë të krijuar afarist dhe me kompanitë që tashmë me sukses punojnë në Maqedoninë e Veriut. Ai theksoi veçanërisht projektin e trajnimit të 30 studentëve të rinj, i cili është kyç për profilizimin e tyre si profesionistë në të ardhmen, me të cilin ata do të bartin përvojën e tyre në Maqedoninë e Veriut dhe do të bëhen urë për bashkëpunim ndërmjet ekonomive të dy vendeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori