LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e Maqedonisë votuan projektligjet për amnisiti dhe ligjin për Kuvendin

Deputetët e Maqedonisë votuan projektligjet për amnisiti dhe ligjin për Kuvendin

Deputetët votuan për Projektligjin për amnisti dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Të dy projektligjet janë miratuar me procedurë të shkurtuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndryshimet në Ligjin e Kuvendit i referohen parashikimit të një modeli të përshtatshëm të harmonizimit të nivelit të pagës minimale në pagën e funksionarëve të Kuvendit, me qëllim arritjen e barazisë në pagën minimale në sektorin publik dhe privat. Ky projektligj propozon një mënyrë të re të përllogaritjes së pagës së funksionarëve parlamentar, e cila tashmë është e vendosur dhe e aplikueshme në vend dhe në të cilën komponenti i pagës bazë përfshin pagën minimale, e cila është rritur në përputhje me Ligjin për Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit për pagën minimale.

Me ndryshimet në Ligjin për Amnistinë, do të amnistohen rreth 3.500 qytetarë të dënuar me gjoba të larta për shkak të mosrespektimit të protokolleve të COVID-19 gjatë pandemisë. Një pjesë e madhe e tyre janë raste sociale që kërcënoheshin me burg.


Sipas të dhënave të Gjykatës Themelore Penale Shkup, vitin e kaluar 138 persona të cilët janë dënuar me gjobë nga neni 206 i Kodit Penal, për mosveprim sipas protokolleve shëndetësore në kohë pandemie dhe nuk e kanë paguar gjobën e shqiptuar, iu zëvendësuan gjobat me burg. Vetëm ata që nuk e paguanin gjobën dënoheshin me burg./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori