LAJMI I FUNDIT:

Theret me thikë një person në Ferizaj

Theret me thikë një person në Ferizaj
Foto: Arkiv

Një person është therur me thikë, pas një mosmarrëveshje që ka pasur me të dyshuarin.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë thikë nga i dyshuari mashkull kosovar”, ka njoftuar policia.


Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime. /Telegrafi/