LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk: Nëse arrestohet Trumpi, do të fitojë zgjedhjet e ardhshme në SHBA

Elon Musk: Nëse arrestohet Trumpi, do të fitojë zgjedhjet e ardhshme në SHBA

Shefi ekzekutiv i kompanive Twitter, Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, ka thënë se nëse ish-presidenti amerikan Donald Trump arrestohet nga autoritetet ai do të rizgjidhet President në zgjedhjet e ardhshme, madje me vota shumicë.

Këto komente, Musk i bëri përmes një postimi në rrjetin social Twitter, i cili bëri një ‘retweet’ një postim ku raportohej arrestimi i mundshëm i Trumpit, transmeton Telegrafi.

“Nëse kjo ndodh, Trump do të rizgjidhet me një fitore bindëse”, ka shkruar miliarderi.


Trump qysh moti e ka bërë të ditur se do të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale të SHBA-së që do të mbahen në vitin 2024.

Ndryshe, Ish-presidenti amerikan deklaroi të shtunën se “rrjedhjet e paligjshme” kanë treguar se ai do të arrestohet të martën dhe iu bëri thirrje mbështetësve të protestojnë.

Trump përmes platformës së tij të mediave sociale Truth Social, iu referua disa informatave se së shpejti mund të përballet me akuza të mundshme penale në New York në lidhje me një pagesë për të blerë heshtjen e yllit të filmave për të rritur Stormy Daniels.

NBC News raportoi të premten se agjencitë e zbatimit të ligjit po përgatiten për një padi të mundshme ndaj ish të parit të shtetit amerikan javën e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ky qytet po instalon mijëra kamera pavarësisht se është ndër më të sigurtit në botë, pse?

Ky qytet po instalon mijëra kamera pavarësisht se është ndër më të sigurtit në botë, pse?

Botë
Ambasadori libanez zbulon se a kishte rëndë dakord lideri i Hezbollahut për një armëpushim pak para se të vritej

Ambasadori libanez zbulon se a kishte rëndë dakord lideri i Hezbollahut për një armëpushim pak para se të vritej

Azia
Ekipet ndërkombëtare të shpëtimit ndihmojnë Bosnjën pas përmbytjeve vdekjeprurëse

Ekipet ndërkombëtare të shpëtimit ndihmojnë Bosnjën pas përmbytjeve vdekjeprurëse

Evropa
Macron njofton se 88 vende frankofone kanë bërë thirrje kolektive për armëpushim

Macron njofton se 88 vende frankofone kanë bërë thirrje kolektive për armëpushim "të menjëhershëm" në Liban

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Të paktën 19 të vdekur nga sulmet ajrore izraelite në një xhami të Gazës

Të paktën 19 të vdekur nga sulmet ajrore izraelite në një xhami të Gazës

Azia
Kalo në kategori