LAJMI I FUNDIT:

Gjoba prej 1,1 milionë denarëve: Në Ohër, Manastir dhe Kërçovë është shitur bukë me çmim mbi 33 denarë

Gjoba prej 1,1 milionë denarëve: Në Ohër, Manastir dhe Kërçovë është shitur bukë me çmim mbi 33 denarë

Nga 250 kontrolle të kryera, Inspektorati shtetëror i tregut konstatoi se katër subjekte nuk i kanë respektuar vendimet e miratuara të Qeverisë për ngrirjen e çmimeve të disa produkteve ushqimore. Siç kumtoi sot drejtori i ISHT-së, Goran Trajkovski, bëhet fjalë për një subjekt ekonomik në Ohër që bukën e ka shitur me çmim më të lartë se çmimi i ngrirë në 33 denarë, dhe tre subjekte të tjera në Ohër, Manastir dhe Kërçovë që nuk e kanë respektuar vendimin për uljen e çmimeve të makaronave dhe bulmeteve.

“Pasi hyri në fuqi vendimi i fundit, përkatësisht në dy ditët e fundit, kemi bërë mbi 250 kontrolle në të gjithë territorin e shtetit. Nga kontrollet u konstatua se vendimet po respektohen, përveç në katër subjekte ekonomike për të cilat u shqiptuan urdhërpagesa me vlerë prej mbi 1.120.000 denarëve.”- deklaroi Goran Trajkosvki, drejtor i ISHP.

Ai siguroi se Inspektorati punon me kapacitet të plotë duke bërë mbikëqyrje në të gjithë territorin e shtetit. Nga ana tjetër, Darko Kaevski nga LSDM-ja u lavdërua se ata si qeveri në kushte të krizës po kujdesen për qytetarët.


“Qeveria e udhëhequr nga LSDM solli vendim për ngrirjen, përkatësisht uljen e çmimeve të disa produkteve ushqimore. Çmimi i bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë me peshë prej 450 gr është ngrirë në 33 denarë. Para disa ditësh u ulën çmimet e makaronave për 15%, ndërsa çmimi i qumështit dhe produkteve të qumështit për 10%, që do të thotë kursim shtesë për buxhetet familjare.”- tha Darko Kaevski, LSDM.
Nga opozitarja VMRO-DPMNE me reagim.

“Me LSDM në pushtet ekonomia po fundoset, varfëria po rritet. Me LSDM inflacioni në Maqedoni arriti 17,1%, paratë e humbin fuqinë e blerjes. Masat e qeverisë janë pa efekt në ekonomi. As rroga minimale e as ajo mesatare nuk u mundësojnë qytetarëve të Maqedonisë jetë normale.”- thanë VMRO-DPMNE.

Ndryshe përveç çmimit të ngrirë të bukës, makaronave dhe produkteve të qumështit, pritet gjatë javës së ardhshme të bëhen analiza pas çka do të vendoset nëse do të ketë ngrirje të çmimeve të sheqerit, vezëve dhe orizit.

Në trend Lajme

Më shumë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori