LAJMI I FUNDIT:

Shërbimi “merimanga” në Tetovë del me fitim vjetor, automjetet mbeten ende nën koncesion

Shërbimi “merimanga” në Tetovë del me fitim vjetor, automjetet mbeten ende nën koncesion

Ndërmarrja Publike “Parkingu i Qytetit” këtë vit ka dalë me fitim, por veturat e merimangës ende janë të dhëna nën koncesion. Kryetari i këshillit komunal Besar Durmishi thotë se kjo ndërmarrje ka dalë në fitim 4 milionë denarë në vitin 2022.

“Kemi edhe raportin financiar të parkingut të qytetit dhe aty duhet të përmendin se kemi një fitim prej 4 milionë denarë”, tha Durmishi.

Por sipas tij më këto mjete do të shlyhet borxhi ndaj Drejtorisë për të Ardhura Publike.


“Ndërmarrja publike parkingu i qytetit në fillim është përkrahur nga Komuna e Tetovës, respektivisht nga këshilli i komunës së Tetovës dhe tani do të vendoset nëse do ta kthen borxhin ndaj komunës apo do të paguan obligimet që ka ndaj Drejtorisë për të ardhura publike, që është grumbulluar vite me radhë. Ajo del me saldo pozitive, por në fillim ka borxhe dhe më pas do rregullojmë edhe atë”, theksoi Durmishi.

Në Tetovë nëse merimanga ta merr veturën, do të paguani 1800 denarë. Prej kësaj shume 1400 denarë i merr kompania private dhe vetëm 400 denarë shkojnë në llogari të NP “Parkingu i qytetit”.

Vetëm në vitin 2021 kur merimanga nuk ishte e privatizuar, Komuna e Tetovës me një automjet ka arritur të marrë 1595 vetura. Ndërsa në vitin 2022, 4432 vetura thonë të dhënat nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë.

Nëse bëhet një llogari sikur automjeti i komunës të ketë punuar njëjtë si në vitin 2021, do të thotë se në vitin 2022 automjetet private kanë larguar nga komunikacioni 2837 vetura vetëm për gjashtë muaj.

Në bazë të kontratës ata kanë përfituar rreth 4 milionë denarë, apo rreth 65 mijë euro. Sipas kësaj në komunë kanë shkuar 1 milion e 134 mijë denarë, apo rreth 18 mijë e 500 euro.

Në bazë të prokurimeve publike kompania Bes Auto Transport ka nënshkruar marrëveshjen me ndërmarrjen e parkingut të qytetit më 26 maj të vitit 2022, ndërsa nga të dhënat e regjistrit qendror kjo kompani është themeluar vetëm dy muaj më herët./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme

"OCTOPUS": Festat Ortodokse në Kosovë – mjet për krijimin e tensioneve ndëretnike nga Serbia dhe Rusia

Lajme
Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Kalo në kategori