LAJMI I FUNDIT:

Stjuardesa shpërtheu në lot pas një “debati” me një koleg të saj në një aeroplan që po bëhej gati të fluturonte nga Kalifornia në Teksas – e pësuan të dy

Stjuardesa shpërtheu në lot pas një “debati” me një koleg të saj në një aeroplan që po bëhej gati të fluturonte nga Kalifornia në Teksas – e pësuan të dy

Një fluturim me aeroplan nga Kalifornia në Teksas u vonua pasi dy pjesëtarë nga stafi – një femër dhe një mashkull – u grindën, duke bërë që njëri të shpërthejë në lot dhe të dy të largoheshin nga aeroplani.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fluturimi 4860 i American Airlines, do të nisej nga Los Angeles për në Houston të shtunën pasdite, por u vonua për më shumë se një orë, sipas të dhënave nga FlightAware.

Një pasagjere ka thënë se vonesa pasoi një grindje midis një stjuardese femër dhe një kolegu të saj rreth asaj nëse një pasagjer i klasit të parë mund të ndërronte vendet me dikë në mënyrë që ajo të mund të ulej pranë burrit të saj.


Sipas saj, e cila tha se stjuardesi mashkull miratoi ndryshimin e ulëses, ndërsa stjuardesa femër tha se nuk lejohej sipas politikës së linjës ajrore.

Stjuardesi mashkull filloi të bërtiste dhe stjuardesa femër shpërtheu në lot dhe vrapoi në pjesën e përparme të aeroplanit, ka rrëfyer më tej pasagjerja që ka qenë dëshmitar e ngjarjes.

Ajo pretendoi se të dy punëtorët thanë se nuk do të punonin me njëri-tjetrin, pasi të dy përfundimisht u larguan nga aeroplani.

Pasagjerëve iu desh të prisnin derisa linja ajrore të gjente ekuipazhin zëvendësues, sipas The Hill.

Në deklaratë thuhej se kompania kishte hapur një hetim për incidentin dhe kishte mbajtur të gjithë punonjësit “në standardet më të larta të profesionalizmit”. /Telegrafi/