LAJMI I FUNDIT:

Keqpërdoren detyrën zyrtare – këta janë shtatë të arrestuarit në zyrat e kompanisë “Ambienti” në Pejë

Keqpërdoren detyrën zyrtare – këta janë shtatë të arrestuarit në zyrat e kompanisë “Ambienti” në Pejë

Prokuroria Themelore e Pejës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka realizuar sot një urdhër-kontroll në ndërmarrjen publike “Ambienti” në Pejë.

Gjatë këtij aksioni janë shoqëruar në polici 9 persona, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kësaj kompanie, ku shtatë prej tyre janë ndaluar për 48 orë.

Telegrafi ka siguruar emrat e të ndaluarve.


Prokuroria dhe policia me aksion në zyrat e kompanisë “Ambienti” në Pejë, priten arrestime
Lexo po ashtu Prokuroria dhe policia me aksion në zyrat e kompanisë “Ambienti” në Pejë, priten arrestime

D.B kryeshef aktual në kompaninë “Ambienti”, A.J, A.M kryetar i bordit, SH.G, F.A, I.B anëtar të bordit dhe N.B ish-kryeshef i kësaj kompanie.

“Prokurori i shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë, ka urdhëruar të ndalohen për 48 orë, 7 persona të cilët dyshohen që me veprimet e tyre kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoriteti zyrtar”, “Legalizimi i përmbajtjes se pavërtetë” dhe “Deklarim i rremë””, ka njoftuar pokuroria.

Telegrafi sot gjatë ditës ka raportuar lidhur me këtë aksion të ndërmarrë nga Prokuroria e Pejës në koordinim me policinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori