Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell ka folur sot për planin e zbatimit të propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
Në fjalën e tij pas takimit të Këshilli të Stabilizim-Asociimit të mbajtur në Tiranë, Borrell tha se “marrëveshja është e mbyllur, po punojmë me shtojcën për zbatimin e saj”.
Borrell tha se kjo marrëveshje do i vendosë Prishtinën dhe Beogradin në një bazë më të qëndrueshme dhe të sigurt.
“Për sa i përket dialogut Beograd-Prishtinë, në 27 Shkurt patëm një mbledhje të nivelit të lart në Bruksel që e organizova unë së bashku me presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Kurti. Ramë dakord që nuk nevojiteshin diskutime të mëtejshme për propozimin e Bashkimit Evropian. Ne konsiderojmë se gjuha e kësaj marrëveshje është e mbyllur”, tha Borrell.
“Kjo marrëveshje sjellë shumë shpresë për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. Por një gjë është marrëveshja dhe tjetër gjë është si dhe kur zbatohet kjo marrëveshje. Ka pasur marrëveshje në të shkuarën të cilat nuk janë zbatuar ndodnjëherë. Aktualisht është rënë dakord për marrëveshjen por po punojmë për zbatimin e saj”, shtoi Borrell.
“Ky zbatim është një shtojcë që është pjesë e vetë marrëveshjes e cila do të detyrojë palët të sigurojë dhe të kenë të njëjtin kuptim sa i takon afateve dhe modaliteteve. Kjo marrëveshje i vendos Kosovën dhe Serbinë, më afër në një bazë më të qëndrueshme dhe siguron që dialogu do të vazhdojë me dialogun e gjithëpërfshirjes dhe do të shkojë përtej menaxhimit të krizave”, tha përfaqësuesi i lartë i BE-së Borrell.
Deklarate e Borrell vjen dy ditë para rundit të ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku palët do të bisedojnë për zbatimin e propozimit evropian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Reshjet e borës, vështirësohet qarkullimi i automjeteve në rrugë
“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë
BDI: LSDM nuk po vepron si opozitë, është vendosur në shërbim të OBRM-PDUKM-së
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Dërgohet në mbajtje i dyshuari për kanosjen e kryeministrit Kurti në emër të “Brigada Sever”
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles