LAJMI I FUNDIT:

Fjalët e Infantinos pasi mori mandatin e dytë si president i FIFA-s

Fjalët e Infantinos pasi mori mandatin e dytë si president i FIFA-s

Gianni Infantino ndihet i lumtur me rizgjedhjen e tij si presidenti i FIFA-s gjatë Kongresit të mbajtur sot (e enjte) në kryeqytetin e Ruandës, Kigali.

Infantino ka arritur ta fitojë besimin e anëtarëve edhe për një mandat të dytë të plotë, duke u konfirmuar si president deri në vitin 2027.


Italiani ishte i vetmi kandidat, por gjatë kongresit të 73-të të FIFA-s që u mbajt sot (e enjte) në Kigali të Ruandës, ai u konfirmua me aklamacion dhe për këtë arsye do të qëndrojë në detyrë edhe për 4 vite të tjera.

Zyrtare: Infantino rizgjidhet sërish president i FIFA-s
Lexo po ashtu Zyrtare: Infantino rizgjidhet sërish president i FIFA-s

“Ju premtuam se do të rrisim të ardhurat e FIFA-s, se do t’i bënim më transparente, se do të kishim rifituar besimin e sponsorëve dhe se do të kishim krijuar Kupën e Botës më të mirë ndonjëherë”, ka thënë fillimisht Infantino.

“Jemi këtu për të ndihmuar futbollin të rritet. Thuhet se luhet shumë, por kjo nuk ndodh në shumë vende të botës. Ne kemi vendosur të arrijmë në buxhet 6.4 miliardë dollarë: kemi arritur në 7.5 dhe nuk i arrini këto shifra nëse nuk jeni një organizatë solide dhe e fortë, në të cilën të gjithë besojnë”.

“Ajo që ju premtuam ishte të vazhdonim punën me ndershmëri, të mbronim futbollin, federatat tona dhe tifozët tanë në mbarë botën”.

“Futbolli është simbol i gëzimit, lumturisë, paqes, futbolli bashkon botën. Kur sheh pasionin për futbollin, duhet të bësh diçka: FIFA Kupa Arabe, për shembull, ishte një sukses”, përfundoi i pari i FIFA-s. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori