LAJMI I FUNDIT:

Leonardo DiCaprio reagon për shpalljen e lumit Vjosa Park Kombëtar

Leonardo DiCaprio reagon për shpalljen e lumit Vjosa Park Kombëtar

Pak ditë më parë Lumi Vjosa në jug të Shqipërisë u shpall Park Kombëtar me vendim të Këshillit të Ministrave.

Në lidhje me këtë, i njohur për aktivimin e tij aktori amerikan, Leonardo DiCaprio ka bërë një reagim në rrjetet sociale.


DiCaprio ka shpërndarë një postim të faqes së Instagramit ‘Rewild’ më të cilën bëhej i ditur vendimi i qeverisë së Shqipërisë.

Foto: Getty Images

“Sot është bërë historia. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë. Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit është këtu. Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme”, shkruhej në postimin që u publikua edhe në llogarinë e aktorit.

Kujtojmë që për vite me radhë ylli 48-vjeçar ka qenë i zëshëm ndaj kërkesave të shumë shoqatave të ndryshme mjedisore për mbrojtjen e lumit Vjosa. /Telegrafi/