LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi bisedë telefonike me Sarrazin, ripërsërit se Propozimi evropian është i pamjaftueshëm për Kosovën

Krasniqi bisedë telefonike me Sarrazin, ripërsërit se Propozimi evropian është i pamjaftueshëm për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zhvilluar të mërkurën një telefonatë me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, me të cilin ka diskutuar gjerësisht për Propozimin evropian.

Krasniqi ka thënë se sikur edhe në takimet e tjera të këtyre ditëve, edhe emisarit Sarrazin i ka ripërsëritur qëndrimin e PDK-së dhe rezervat që ka në raport me këtë propozim, i cili “është i pamjaftueshëm për Kosovën”.


“Unë i kam deklaruar në Washington, Bruksel dhe në Kuvend të Kosovës pesë pikat të cilat duhet të jenë shtylla të një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme me Serbinë”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, që të gjitha kanë qenë në linjë me interesin shtetëror të Kosovës dhe me qëndrimet e partnerëve të saj ndërkombëtarë.

“Fatkeqësisht, si pasojë e kokëfortësisë së tij dhe mos koordinimit me aleatët tanë, Kryeministri Kurti ka dështuar në procesin e dialogut – duke mos përmbushur kërkesat dhe qëllimet tona shtetërore”, ka përfunduar Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori