Bekteshi: Presim solidaritet nga të gjithë biznesmenët që kriza të mos jetë në kurrizin e qytetarëvе
Presim solidaritet nga të gjithë biznesmenët në vendin tonë që kriza të mos jetë në kurrizin e qytetarëve, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, në prag të hyrjes së nesërme në fuqi të çmimeve të ngrira të një pjese të makaronave dhe produkteve të qumështit.
Ministria e Ekonomisë është duke bërë analiza shtesë të të dhënave për një zgjatje të mundshme të vendimit të Qeverisë për ngrirjen e çmimeve. Të gjitha vendimet, siç thotë Bekteshi, merren së bashku me shoqatat dhe odat.
Sipas vendimeve të marra javën e kaluar, nga nesër do të ngrihen çmimet e makaronave dhe disa produkteve të qumështit. Çmimet e makaronave (makarona dhe shpageta) në raftet e marketeve do të jenë më të ulëta për 15 për qind, kurse të produkteve të qumështit (qumështi i lopës 2.8 për qind, 3.2 për qind, 3.5 për qind, si dhe kosi, jogurti, ajka,djathi i bardhë i përzier dhe i lopës dhe kaçkavalli i lopës) do të jenë 10 për qind më të ulëta.
“Po ashtu, Ministria e Ekonomisë është duke analizuar vazhdimin e vendimit për ngrirjen e çmimeve të produkteve të tjera bazë që janë përfshirë në vendimin për ngrirjen e marzhës, përkatësisht për vezët e pulës, orizin e Maqedonisë, sheqerin e bardhë. Sapo të jenë gati analizat e të dhënave për këto produkte, do të vendosim nëse masa e ngrirjes së çmimeve do të shtrihet edhe në to. Të gjitha vendimet i marrim së bashku me shoqatat dhe odat. Presim solidaritet nga të gjithë biznesmenët në vendin tonë që kriza të mos jetë në kurrizin e qytetarëve”, tha Bekteshi për AIM-n.
Ai më herët tha se pret që të gjitha kompanitë e përfshira nga ngrirja e çmimeve të makaronave dhe produkteve të qumështit të respektojnë vendimin dhe t’i bëjnë produktet më të lira sipas planit, ndërsa paralajmëroi se në të kundërtën do të pasojnë vendime të reja. Siç tha ai, janë bërë analiza të sakta dhe ka hapësirë për ulje të çmimeve, pa qenë në humbje kompanitë.
Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) njoftoi se do të jetë në terren menjëherë pas hyrjes në fuqi të vendimeve të Qeverisë. Gjobat për mosrespektim të vendimeve janë nga 800 deri në 10.000 euro, varësisht nga madhësia dhe lloji i operatorit ekonomik.
Në datën 28-të të muajit të kaluar Qeveria e ngriu edhe çmimin e bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë në 33 denarë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj