LAJMI I FUNDIT:

SHBA lavdëron Kosovën: Ka përmbushur zotimet e Samitit për Demokraci

SHBA lavdëron Kosovën: Ka përmbushur zotimet e Samitit për Demokraci

Shanthi Kalathil, zëvendësndihmësja dhe koordinatorja për demokraci e presidentit amerikan, Joe Biden, në prag të edicionit të dytë të Samitit për Demokraci, ka vlerësuar angazhimin e Kosovës në përmbushjen e zotimeve të këtij samiti.

Në prag të edicionit të dytë të Samitit për Demokraci, Shanthi Kalathil, zëvendës-ndihmëse dhe koordinatore për demokraci dhe të drejta të njeriut e Presidentit Joe Biden (2021-2022) dhe aktualisht anëtare e Bordit të NDI, vlerësoi lartë angazhimin e Republikës së Kosovës, në përmbushjen e zotimeve në Samitin për Demokraci.

Kalathil vlerësoi lartë edhe angazhimin e presidentes, Vjosa Osmani.


Këtë vlerësim ajo e shpalosi në kuadër të edicionit të 10-të të Javës së Gruas që organizohet nga NDI.

“Republika e Kosovës, përgjatë vitit që shkoi, ka arritur suksese të rëndësishme në të tri zotimet të cilat kishin për qëllim fuqizimin e sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, luftimin e autoritarizmit, avancimin e të drejtave të njeriut, diversitetin dhe gjithëpërfshirjen me fokus në avancimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore”, deklaroi Shanthi Kalathil./Telegrafi/