LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Gjakovë që kishte bashkëjetuar me një të mitur, viktima para 4 muajsh ishte raportuar e zhdukur

Arrestohet një person në Gjakovë që kishte bashkëjetuar me një të mitur, viktima para 4 muajsh ishte raportuar e zhdukur

Një person është arrestuar të hënën në Gjakovë pasi kishte bashkëjetuar me një vajzë të mitur.

Policia njofton se rasti ka ndodhur më 28 tetor të vitit të kaluar.

Po ashtu bëhet e ditur se viktima para rreth 4 muajsh ishte raportuar e zhdukur nga familjarët.


“Gjakovë 28.10.2022 – 07:00. Më 13.03.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte bashkëjetuar me viktimën femër kosovare e mitur. Viktima para rreth 4 muajsh ishte raportuar e zhdukur nga familjarët”, thuhet në raportin policor.

Viktima është intervistuar në prezencën e punëtorit social, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën 16-vjeç”. /Telegrafi/