Sot, në përvjetorin e 58-të të shuarjes së rilindasit, Fan S. Noli në komunën e Kamenicës u bë vënia e gurthemelit për ndërtimin e shkollës së mesme të ulët, e cila mban emrin e tij.
Kjo shkollë do të ketë gjithsej 20 klasa e pjesë tjera përcjellëse të cilat do të ofroj kushte më të mira për mësim si për nxënësit ashtu edhe për mësimdhënësit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se vënia e gurthemelit të kësaj shkolle po bëhet pikërisht në përvjetorinë e 58-të shuarjes së rilindasit, Fan S. Noli, emrin e të cilit e mban edhe kjo shkollë.
Ai tha se kjo shkollë i plotëson kushtet për zhvillim të nxënësve, të cilët për një kohë të gjatë kanë mësuar në kushte të vështira.
Teksa e filloi fjalimin Kurti, nisi ezani i kohës së drekës, të cilin ai e respektoi dhe fjalimin e tij e vazhdoi, duke kërkuar rritje të cilësisë dhe duke shprehur angazhimin për këtë sektor.
“Po takohemi pikërisht në përvjetorin e 58- të të shuarjes së këtij rilindasi, përkujtimi i tij nëpërmjet emërimit të shkollës është simbolik me domethënie të madhe. Është zotim për vazhdimin e angazhimit për rrugën e dijes dhe të arsimit. Projekti i kësaj shkolle të mesme të ulët në Kamenicë është ai i një shkolle moderne do të ketë sipërfaqe bruto prej 4 mijë e 500 metrave katror me 20 klasë, 5 kabinete, 1 bibliotekë dhe menze moderne për ngrënie e hapësira adekuate sportive.
Pas disa shkollimi në kushte të papërshtatshme nxënësit e Kamenicës do ta kenë një shkollë që i plotëson kushtet për rritjen dhe zhvillimin e tyre…Roli dhe potenciali i arsimit janë të pakontestueshëm dhe faktor vendimtar për zhvillimin e vendit, dhe kjo është arsyeja që ne kemi rritur buxhetin e arsimit për mbi 26% në dy vitet e fundit dhe e kemi bërë arsimin e lartë falas”, tha Kurti.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë, Inovacionit, Arbërie Nagavci u shpreh se ky projekt pritet të përfundojë brenda 36 muaj dhe ka koston 1 milionë e 700 mijë euro.
Ajo tha se ky objekt do të krijojë kushte më të mira për nxënësit, por edhe mësimdhënësit.
“Bashkë me Qeverinë e kemi trajtuar kërkesën dhe jam shumë e lumtur që në shkurt të këtij viti u lidh kontrata për ndërtimin e shkollës ‘Fan Noli’, i cili do të përfundojë diku për 36 muaj dhe projekti ka vlerën 1 milionë e 700 mijë euro duke ofruar kështu mundësi për nxënësit që të kenë kushte më të mira të mësimit, për stafin e mësimdhënësve, për gjithë menaxhmentin e shkollës që të punojnë në kushte më të përshtate për të ofruar më të mirën për fëmijët tanë. Përmirësimi i infrastrukturës është një nga parakushtet, infrastrukturës fizike në këtë rast dhe si MASHTI e si Qeveri kemi punuar që krahas përmirësimit të infrastrukturës fizike të punojmë edhe në infrastrukturën ligjore”, tha ajo.
E vënien e gurthemelit të kësaj shkolle, kryetari i komunës së Kamenicës, Kadri Rrahimaj e konsideroi si vendosje të themelit për gjeneratat e ardhshme.
Rrahimaj theksoi se shkolla e mesme e ulët “Fan Noli” do të jetë ndër më modernet në Kosovë.
“Gjersa po nisim udhëtimin e ri të kësaj shkolle duhet të kujtojmë se kjo nuk ka të bëjë vetëm me vendosjen e tullave dhe betonit, por po vendosim themelin për gjeneratat e ardhshme të Kamenicës dhe gjithë Kosovës. një themel i cili jo vetëm që do tu ofroj atyre siguri dhe aftësi për të pasur sukses, por gjithashtu do të pajisë me besimin dhe guximin për të kapërcyer çdo sfidë me të cilën mund të ballafaqohen në të ardhmen.
Kjo shkollë përfaqëson shpresën, ëndrrat dhe aspiratat e komunitetit tonë, është simbol i vendosmërisë sonë të palëkundur për ta bërë Kamenicën një vend më të mirë për veten dhe fëmijët tanë. Projekti përmban 20 klasa, 5 kabinete, fusha sportive të jashtme salla multifunksionale të brendshme, menzë e kuzhinë për ushqim, ashensor dhe gjitha elementet e një shkolle moderne“, u shpreh Rrahimaj. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova