LAJMI I FUNDIT:

Thuhet se Samsung Galaxy Z Fold5 do të përdorë të njëjtën kamerë kryesore si telefoni paraardhës i tij

Thuhet se Samsung Galaxy Z Fold5 do të përdorë të njëjtën kamerë kryesore si telefoni paraardhës i tij

Samsung Galaxy Z Fold5 thuhet se do të vijë me një dizajn të ri për të fshehur shenjat e ekranit të palosshëm.

Sidoqoftë, nuk do të vijë me një kamerë të re kryesore dhe do të vazhdojë të përdorë të njëjtën kamerë ISOCELL GN3 50 MP që ndodhet në Galaxy Z Fold4 të vitit të kaluar.


Këto thashetheme vijnë nga informatori i besueshëm Ice Universe, i cili tha se në telefonin Galaxy Fold5, Samsung do ta përdorë kamerën me njësinë GN3 në vend të asaj ISOCELL HP2 200MP e cila është e vendosur tek telefoni Galaxu S23 Ultra, kjo për shkak se “është e pamundur që HP2 të përdoret tek Fold5”, transmeton Telegrafi.

Në fakt, informatori nuk zbulon pse ka ndodhur kjo, kështu që mbetet e paqartë nëse kjo është për shkak të kufizimeve të kostos, kufizimeve të dizajnit ose diçka tjetër.

Në çdo rast, mund të lexoni rishikimin e detajuar të Samsung Galaxy Z Fold4 për të marrë një ide se çfarë të prisni nga ISOCELL GN3 50 MP në Fold5.

Nga GSM Arena shkruajnë se shpresojnë që Samsung do të arrijë të sigurojë një përvojë më të mirë të kamerës në Fold5 përmes disa optimizimeve të softuerit, pavarësisht se përdor të njëjtin sensor si Fold4. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Teknologji
Inteligjenca artificiale përmirëson Opera, një funksion i ri e bën jetën më të lehtë për përdoruesit

Inteligjenca artificiale përmirëson Opera, një funksion i ri e bën jetën më të lehtë për përdoruesit

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
MalMath: Aplikacioni që zgjidh detyra të matematikës hap pas hapi në gjuhën shqipe

MalMath: Aplikacioni që zgjidh detyra të matematikës hap pas hapi në gjuhën shqipe

Teknologji
Google zbulon karakteristikat e telefonave të mençur Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro

Google zbulon karakteristikat e telefonave të mençur Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro

Teknologji
YouTube po teston AI që e çon përdoruesin në pjesën më interesante të videos

YouTube po teston AI që e çon përdoruesin në pjesën më interesante të videos

Teknologji
Kalo në kategori