Një pjesë e mostrave të Astrit Deharit, janë gjetur brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore. Telegrafi raportoi të premten se mostrat ishin zhvendosur nga laboratori i toksikologjisë, në një frigorifer tjetër brenda IML-së.
Lidhur me këtë ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, duke e cilësuar si “terror serik mbi drejtësinë”.
“’Zhduken’ mostrat e Astrit Deharit. Tani qenkan ‘kthyer’ në një frigorifer pa qasje në kamera. Për çfarë shteti po flasim? Për çfarë drejtësie po flasim? Për çfarë hetime po flasim? Kjo nuk është shokuese. Kjo është terror! Terror serik mbi drejtësinë!”, ka shkruar ajo në Facebook.
Sipas saj, kjo nuk është gjendje normale pasi sic ka thënë, tanimë Instituti i Mjekësisë Ligjore veç dëshmi e drejtësi s’mund të nxjerrë.
“Ministrat e drejtësisë nuk kanë kredibilitet më. As dikur, as sot. Ja që sot përgjegjësit fshihen. Të dikurshmit e të sotmit, njëlloj. Aktakuza dikur, aktakuza sot. Sot s’ke as kujt i kërkon dorëheqje, as përgjegjësi. I kanë normalizuar të gjitha. Edhe harresën, edhe apatinë kolektive”, ka thënë tutje Kica-Xhelili.
“Kur kërkojmë drejtësi, na thonë ‘mos kërkoni ju’ që nuk e keni njohur. Drejtësia është marrë nën patronazh individësh sot. Këtë vend po e vrasin në mënyrë serike, pa dallim. Po e vrasin, po e përdhunojnë çdo dozë njerzillëku, e në fund s’po e lënë as të qaj. Për më keq, janë përfshirë emocionet e një familjeje që këtë dhimbje borxh askujt s’ia patën. Emocione që janë përdorur e keqpërdorur. Përdoren e keqpërdoren”.
Tutje, deputetja e opozitës ka thënë se kjo nuk duhet ta stepë askënd, përkundrazi duhet kërkuar drejtësi.
“Ja që do të flasim. Ja që s’do të pyesim. Ja që s’do të ndalemi as kur në banalitetet e skajshme të çnjerzillëkut ta ndalojnë fjalën edhe në kërkim të drejtësisë. Ja që ky rast, fatkeqësisht, nuk është më vetëm i familjes së tij. Ja që ky rast nuk është partiak. Ja që ky rast sot jemi të gjithë pa dallim”.
“Ja që ky rast nuk ka guxuar t’i ndodh askujt, por sot duket që mund t’i ndodh secilit. Ja pse kemi pasur nevojë për Veting gjithëpërfshirës. Ja pse na janë prerë këmbët sot nga Komisioni i Venecias, sepse për padrejtësinë tonë pyetëm të tjerët, sepse nuk ishim kurrë të zot për veten. Ja që sot as s’mund të diskutosh në Kuvend pa u devijuar çdo temë e qëllim. Ja që sot çdo temë politizohet, edhe nga ata që bërtasin e brohorasin si duhet depolitizuar edhe ky rast”, ka përfunduar Kica-Xhelili. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAtentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'