LAJMI I FUNDIT:

Kurti takohet me studentët e demonstratave të vitit 1981: Ky brez brenda burgut do të prodhonte “letërsi burgu”

Kurti takohet me studentët e demonstratave të vitit 1981: Ky brez brenda burgut do të prodhonte “letërsi burgu”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të shtunë ka marrë pjesë në tubimin me studentë, në shënim të 42-vjetorit të demonstratave të vitit 1981.

Sipas njoftimit të Qeverisë, tubimi është organizuar nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”.

Duke kujtuar periudhën e asaj kohe, Kurti ka thënë se demonstratat e vitit 1981 kanë prodhuar një gjeneratë të tërë të rinisë studentore të burgosurish, që edhe sot njihen si Brezi ’81.


“Ky brez i cili nga brenda burgut do të prodhonte edhe një lloj të veçantë letërsie që nga vetë ata është quajtur “letërsi burgu”, apo “letërsi nga burgu”, e që do të paguanin një faturë të lartë politike me jetën e tyre. Mbi tre mijë të burgosur, do të kalonin rreth 25 mijë vite në burgje, teksa më 1986, Kosova ishte kthyer në vendin me numrin më të lartë të të burgosurve politikë në Europë”.

“Rreth gjysma e popullsisë totale të Kosovës ishte përfshirë në demonstrata, kurse diku 1/3-ta e saj, do të kalonte nëpër procedurat e tmerrshme të marrjeve në pyetje, përndjekjeve politike dhe torturave nga policia dhe shërbimi sekret i UDB-së famëkeqe”, është shprehur kryeministri Kurti para të pranishmëve.

Fjalimin e plotë e gjeni këtu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët

John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët

Lajme
I moshuari italian ia lë pasurinë shqiptares që u kujdes për të, por i biri që e braktisi ia vjedh krejt paratë

I moshuari italian ia lë pasurinë shqiptares që u kujdes për të, por i biri që e braktisi ia vjedh krejt paratë

Lajme

"Një copë bukë, gjithmonë me buzëqeshje", mediumi italian shkruan për shqiptarin nga Malisheva që humbi jetën në aksident trafiku

Kronika e Zezë
Pas Prishtinës edhe Fushë-Kosova dhe Skenderaj ndalojnë përdorimin e doracakëve të edukimit seksual në shkolla

Pas Prishtinës edhe Fushë-Kosova dhe Skenderaj ndalojnë përdorimin e doracakëve të edukimit seksual në shkolla

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Barduani: Problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhen me mjete ushtarake

Barduani: Problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhen me mjete ushtarake

Siguri
Kalo në kategori