LAJMI I FUNDIT:

10 në verë, vlerësim nga UNESCO për Ohrin

10 në verë, vlerësim nga UNESCO për Ohrin

Nëse rajoni i Ohrit do që ta ruajë statusin UNESCO nuk varet vetëm nga shteti dhe komuna, por edhe nga Struga. Megjithatë, kjo e fundit nuk ka dalë asnjëherë publikisht me regjistër të numrit të përgjithshëm të ndërtimeve pa leje në territorin e saj, pavarësisht obligimit. Aktivistët kërkojnë që shteti t’i kushtojë më shumë vëmendje që rajoni të mos përfundojë në listën e zonave në rrezik.

Kryetari i Strugës Ramiz Merko në disa raste ka pohuar se nuk ka ndërtime pa leje në Strugë në zonën e liqenit. Por, Alsat dy vite më parë ka deklaruar se në atë zonë 50 metra nga bregu i liqenit ndodhen gjithsej 65 objekte. Probleme ka edhe pala shqiptare, e cila gjithashtu është nën mbrojtjen e UNESCO-s prej disa vitesh. Arian Meroli, aktivist civil, thotë se ka disa ndotës të mundshëm nga të dy shtetet.

Ai shton se urgjentisht duhet të zgjidhet problemi me dy gropat e ish-minierave të feronikelit, të cilat nuk funksionojnë më dhe janë pranë liqenit. Aktivistët nga Ohri paralajmëruan para disa ditësh se nga gjithsej 19 rekomandime të UNESCO-s, vetëm 4 janë zgjidhur pjesërisht. Në fillim të shkurtit, shteti i dërgoi UNESCO-s raport për punën e bërë dhe në takimin e kësaj vere në Kinë, statusi i Ohrit do të rishikohet sërish./Alsat.mk