Gjatë vitit 2025 pritet të bëhet dorëzimi i sistemeve të mbrojtjes kundërajrore nga Franca për RMV-në
Dorëzimi i sistemeve të mbrojtjes kundërajrore në lartësi shumë të ulëta nga Republika e Francës në Maqedoninë e Veriut pritet të ndodhë gjatë vitit 2025.
Në fund të vitit të kaluar, në vitin 2022, është paguar kësti i parë i prokurimit të këtyre sistemeve, ndërsa pagesat tjera do të bëhen gjatë viteve 2023, 2024 dhe 2025, thanë nga Ministria e Mbrojtjes, lidhur me prokurimin e paralajmëruar në shtator të vitit të kaluar.
Ministria e Mbrojtjes tashmë ka filluar prokurimi i sistemeve të mbrojtjes kundërajrore në lartësi shumë të ulëta nga Republika e Francës, për të cilat më 29 shtator 2022 është nënshkruar marrëveshje ndërmjet dy Qeverive. Marrëveshja është nënshkruar në vizitën zyrtare të ministres së Mbrojtjes në Paris në tetor të vitit 2022.
Pajisjet e mbrojtjes kundërajrore janë në përputhje me të gjitha standardet e NATO-s, si dhe në përputhje me objektivat e kapaciteteve që Maqedonia e Veriut i ndërmerr si shtet anëtar dhe si pjesë përbërëse e sistemit kolektiv të mbrojtjes dhe sigurisë së NATO-s.
“Është një marrëveshje shumëvjeçare, në kuadër të së cilës pagesa do të realizohet në vitet e ardhshme. Në fund të vitit të kaluar, në vitin 2022, është paguar kësti i parë i prokurimit të këtyre sistemeve, ndërsa pagesat e mëposhtme do të bëhen gjatë viteve 2023, 2024 dhe 2025. Dorëzimi i sistemeve të mbrojtjes kundërajrore në lartësi shumë të ulëta nga Republika e Francës pritet gjatë vitit 2025”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.
Maqedonia e Veriut planifikon të rrisë shpenzimet e saj të mbrojtjes deri në vitin 2027, për të lehtësuar kalimin nga pajisjet e vjetra të epokës sovjetike, disa prej të cilave i janë dhuruar Ukrainës, në sisteme më moderne.
Sipas raportit të GlobalData “Tregu i Mbrojtjes i Maqedonisë së Veriut 2022-2027”, derisa shpenzimet aktuale të Maqedonisë së Veriut janë të ulëta në krahasim me vendet e tjera të NATO-s, vendi po shpenzon një përqindje të lartë të PBB-së së tij në mbrojtje (1,85%) – më e lartë se disa vende me ekonomi më të mëdha si Franca dhe Gjermania, të cilat shpenzojnë përkatësisht 1.9% dhe 1.8%.
“Shpenzimet e rritura nga Maqedonia e Veriut janë ende të ulëta në terma realë, megjithatë, janë të admirueshme për sa i përket shpenzimeve të PBB-së së saj në krahasim me aleatët e NATO-s. Maqedonia e Veriut ka marrë angazhime për blerjen e pajisjeve, duke përfshirë automjete të blinduara, dhe vendi po rrit shpenzimet për blerje nëpër sektorë të tillë si lufta elektronike.” komenton William Davies, analist i hapësirës ajrore, mbrojtjes dhe sigurisë në GlobalData.
Konflikti në Ukrainë do t’i bëjë pjesët rezervë për pajisjet ushtarake të epokës sovjetike të Maqedonisë së Veriut më të vështira për t’u arritur – duke shtuar nevojën për një rritje të shpenzimeve të mbrojtjes.
Duke i fokusuar përpjekjet e saj për përmirësim kryesisht në aftësitë e luftës tokësore, programet ekzistuese të modernizimit të Maqedonisë së Veriut përfshijnë blerjen e automjeteve taktike të lehta të përbashkëta dhe automjeteve të blinduara Stryker, duke treguar dëshirën e vendit për të modernizuar forcat e saj të armatosura dhe për t’i zëvendësuar ato që i ka dhënë Ukrainës.
Davis konkludoi: “Përkundër faktit se Maqedonia e Veriut ka rritur shpenzimet e mbrojtjes në vitet e fundit dhe parashikohet të vazhdojë ta bëjë këtë, ajo ka një sërë problemesh të brendshme që do të veprojnë si barriera për kompanitë që kërkojnë të hyjnë në treg. Këtu përfshihen çështjet me korrupsionin dhe keqmenaxhimin, si dhe faktin që buxheti ka kufizime të konsiderueshme.”
Përndryshe, në buxhetin për vitin 2023 janë planifikuar mjete për 200 ushtarë të rinj, pranimi i të cilëve mbaroi në fund të vitit 2022, por edhe për 300 ushtarë profesionistë, 60 oficerë dhe 120 nënoficerë.
Këtë vit planifikohet edhe pjesëmarrja në më shumë misione të NATO-s, Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian edhe atë me gjithsej 226 pjesëtarë të Armatës ose 111 më shumë se vitin e kaluar.
Në lidhje me rikonstruimin e objekteve dhe infrastrukturës së Armatës, në buxhetin për vitin 2023 do të ketë 10 milionë euro më shumë mjete financiare krahasuar me vitin paraprak./Portalb.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj