LAJMI I FUNDIT:

Policia i merr nën mbikëqyrje listat me të dhënat e mbledhura gjatë peticionit kundër Asociacionit, që PSD-ja i vendosi para Qeverisë

Policia i merr nën mbikëqyrje listat me të dhënat e mbledhura gjatë peticionit kundër Asociacionit, që PSD-ja i vendosi para Qeverisë

Partia Socialdemokrate (PSD) përmes një aktiviteti para dita ditësh të mbajtur para objektit të Qeverisë së Kosovës ka shpalosur listat me nënshkrimet e peticionit të vitit 2016 kundër Marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ato lista sipas Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP) përmbajnë kategori të të dhënave personale të qytetarëve.

Aktiviteti i PSD-së para Qeverisë së Kosovës, Agjencia për Privatësi bën thirrje të mospublikohen të dhënat personale të qytetarëve
Lexo po ashtu Aktiviteti i PSD-së para Qeverisë së Kosovës, Agjencia për Privatësi bën thirrje të mospublikohen të dhënat personale të qytetarëve

Ndaj, AIP-ja ka njoftuar të premten se listat me të dhënat personale të mbledhura gjatë këtij peticioni janë larguar nga Policia e Kosovës dhe janë vendosur në një ambient të sigurt.


“Agjencia për Informim dhe Privatësi njofton qytetarët dhe opinionin publik se listat me të dhënat personale të mbledhura gjatë peticionit të vitit 2015, të shpërndara para objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës janë larguar nga Policia e Kosovës dhe janë të vendosura në një ambient të sigurt nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, AIP-ja thotë se është në komunikim zyrtar me Policinë e Kosovës dhe bazuar në autorizimet ligjore do të ndërmerr të gjitha veprimet që këto lista me të dhëna personale të qytetarëve të trajtohen sipas kritereve të parapara me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori