Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Turqi më 14 maj.
“Me autoritetin e dhënë nga Neni 116 i kushtetutës sonë, nënshkrova dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve më 14 maj, të cilat ishin planifikuar të mbahen më 18 qershor të vitit 2023”, ka thënë Erdogan në kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara.
“Pas këtij vendimi që do të publikohet në Gazetën Zyrtare, Këshilli i Lartë Zgjedhor (YSK) do të nisë kalendarin zgjedhor dymujor”, shtoi presidenti turk, duke uruar që këto zgjedhje të jenë të dobishme për vendin, kombin, kuvendin dhe partitë politike.
Ai tregoi se përditësimin e vendimit që zgjedhjet të mbahen më 14 maj në vend të 18 qershorit e kanë ndarë me publikun menjëherë pas vitit të ri, ndërsa si shkak për këtë theksoi se data fillestare është kohë kur mbahen provimet e studentëve, si dhe periudhë e haxhit.
Duke folur për aktivitetet zgjedhore, presidenti turk theksoi se kanë ndaluar të gjitha muzikat dhe se fushata zgjedhore e tyre do të vazhdojë pa përdorimin e muzikës, nëpërmjet takimeve bilaterale.
“Agjenda jonë zgjedhore sërish do të qëndrojë në shërimin e plagëve të viktimave të tërmetit dhe kompensimin e dëmeve ekonomike e sociale të kësaj fatkeqësie”, u shpreh Erdogan.
Presidenti turk theksoi se qëllimi i tyre është që brenda një viti të përfundojnë 319 mijë shtëpi në zonat e tërmetit, përfshirë 244 mijë banesa dhe 75 mijë shtëpi fshati, dhe t’ua dorëzojnë pronarëve, duke u mundësuar 3,5 milionë banorëve të rajonit një hapësirë të re jetese.
Dekreti i firmosur nga presidenti Erdogan tashmë është publikuar në Gazetën Zyrtare.
Më 14 maj, kombi turk do të zgjedhë presidentin dhe anëtarët e parlamentit.
Në vitin 2017, votuesit turq përmes një referendumi vendosën të kalojnë nga sistemi parlamentar në një sistem ekzekutiv presidencial të qeverisjes dhe që nga viti 2018 vendi hoqi dorë nga posti i kryeministrit dhe kaloi plotësisht në një sistem presidencial të qeverisjes. /AA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump dhe plani i tij për ta marrë Grenlandën, katër skenarët e mundshëm
'Kutia e zezë' ndaloi regjistrimin katër minuta para rrëzimit - detaje të reja mbi aksidentin ajror në Korenë e Jugut
"Ne nuk duam të jemi amerikanë", kryeministri i Grenlandës me deklaratë të fortë
Imazhet nga hapësira tregojnë shtrirjen e zjarrit në Los Angeles
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles