LAJMI I FUNDIT:

Lëvizte me shpejtësi prej mbi 200 kilometra në orë dhe frenoi shumë vonë, detaje nga aksidenti tragjik në Tiranë

Lëvizte me shpejtësi prej mbi 200 kilometra në orë dhe frenoi shumë vonë, detaje nga aksidenti tragjik në Tiranë

Dy vajzat që humbën jetën në aksidentin e frikshëm në Tiranë me tre viktima u identifikuan nga policia. Ato janë Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe 23-vjeçarja Sikela Përroj, të dyja banuese në Tiranë. 23-vjecarja Përroj ishte nga Shalësi i Cërrikut.

Familja e saj jeton jashtë, ndërsa e reja kishte mbaruar shkollën për Gazetari në Tiranë dhe vazhdonte të jetonte këtu.

Ato po udhëtonin me makinën tip “Audi” me shofer 20-vjeçarin Klevis Ruçajn kur automjeti doli nga kontrolli dhe përfundoi disa metra poshtë një nënkalimi në unazën lindore të Tiranës.


Sipas policisë, makina ka qenë me drejtim lëvizje nga Farka për te rrethrrotullimi pranë një qendre tregtare. Por për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara, mjeti nuk u fut në rrethrrotullim, por u përplas me barrierat anësore duke i çarë ato e duke përfunduar disa metra më poshtë, ku u përplas me një tjetër makine që po udhëtonte drejt Elbasanit.

Si pasojë e përplasjes tre pasagjerët në automjetin tjetër Honda mbetën të plagosur. Dy vajzat humbën jetën në vendngjarje, ndërsa pas disa orësh betejë për jetën në spital ndërroi jetë edhe shoferi 20-vjeçar.

Nga matjet e kryera në terren nga ekspertët rezultoi se Audi udhëtonte me një shpejtësi mbi 200 km në orë dhe shenjat e para të frenimit i ka pasur vetëm 27 metra larg rrotullimit duke mos pasur asnjë mundësi për shmangien e aksidentit.

Nga të dhënat e policisë, 20-vjeçari e ka marrë patentën më shumë se një vit më parë, por edhe pse ishte shofer i ri, ishte ndëshkuar 5 herë nga policia për shkelje të ndryshme. Shpejtësia që i mori jetën vetë atij, por dhe dy vajzave reklamohej dhe në rrjetet sociale të 20-vjeçarit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori