LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora publikon video provokuese, teksa vallëzon në banjë e mbuluar vetëm me peshqir

Rita Ora publikon video provokuese, teksa vallëzon në banjë e mbuluar vetëm me peshqir

Rita Ora bëri një shfaqje të ethshme teksa kërcente me një ritëm provokues në një video ku shihej e mbuluar vetëm me peshqirin e saj të enjten.

Këngëtarja 32 vjeçe, dukej se po kujdesej që të mbulonte modestinë e saj në videon e publikuar në TikTok, shkruan DailyMail.

Ajo kishte aplikuar një makijazh të rëndë në fytyrën e saj, duke përfshirë një hije të errët te pjesa e syve.


Interpretuesja e hitit “You Only Love Me” i kishte lënë flokët e saj kaçurrela në valë të lirshme, ndërsa bënte magjinë e saj para kamerës.

Klipi filloi me një pamje nga afër të fytyrës së saj, teksa ajo shprehu fjalët e këngës “Keep on Serving Countess” nga T. Kyle.

Më pas ajo u largua nga kamera, përpara se të lëshonte peshqirin për të ndezur fundin e saj ndërsa parakalonte nëpër dhomë.

Duke ndarë klipin me ndjekësit e saj në TikTok, Rita shkroi: “Jam këtu për këtë shërbim”.

Rita ndërkohë po shijon së fundmi suksesin e këngës së saj më të fundit, “You Only Love Me”, e cila është pritur mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/