LAJMI I FUNDIT:

Mbappe refuzon të japë një përgjigje të qartë për të ardhmen te PSG

Mbappe refuzon të japë një përgjigje të qartë për të ardhmen te PSG

Kylian Mbappe refuzoi të jepte një përgjigje të qartë për të ardhmen e tij në Paris Saint-Germain pas humbjes së tyre ndaj Bayern Munichut në fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

Reprezentuesi francez pati një paraqitje mesatare në ndeshjen e dytë të 1/8-tës pasi Bayern fitoi 2-0 në Allianz Arena për të kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 3-0.


PSG tani është larguar nga turneu në këtë fazë për herë të pestë në shtatë vjet, me Mbappen të paaftë për t’i frymëzuar ata drejt suksesit pasi refuzoi një lëvizje te fituesi aktual i Ligës së Kampionëve, Real Madrid, verën e kaluar.

Carragher shpërthen pas eliminimit të PSG-së nga Liga e Kampionëve dhe i kërkon Mbappes të largohet
Lexo po ashtu Carragher shpërthen pas eliminimit të PSG-së nga Liga e Kampionëve dhe i kërkon Mbappes të largohet

Fituesi i Kupës së Botës në vitin 2018 ka këmbëngulur se ai mbetet i përkushtuar ndaj PSG-së dhe tani do të fokusohet në mbrojtjen e titullit të Ligue 1, por nuk po tërhiqet nga pozicioni i tij afatgjatë në klub.

Kur u pyet për të sqaruar të ardhmen e tij përtej këtij sezoni, Mbappe nuk u tregua edhe aq konkret para gazetarëve.

“Jo, jo, jam i qetë. E vetmja gjë që ka rëndësi për mua këtë sezon është të fitoj tani Ligue 1 dhe pastaj do të shoh”.

“Për momentin, unë jam duke folur vetëm për këtë sezon. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi për mua”, ka thënë Mbappe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori