LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Bizneset vendore po detyrohen të blejnë qymyr nga Serbia

Hoti: Bizneset vendore po detyrohen të blejnë qymyr nga Serbia

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti thotë se bizneset vendore po detyrohen të importojnë nga jashtë.

Sipas Hotit, qymyri i importuar edhe nga Serbia është me çmim prej 200 euro për tonelata, krahasuar me 60 euro nga Kosova Thëngjilli.

“Një numër i bizneseve në Kosovë e përdorin qymyrin për ngrohje të hapësirave të punës apo në teknologjinë e prodhimit. Zakonisht këto biznese qymyrin e kanë blerë nga ndërmarrja “Kosova Thëngjilli”, e cila funksionin si shoqëri aksionare. Kjo ndërmarrje e ka blerë qymyrin nga KEK-u, e ka përpunuar atë dhe ua ka shitur bizneseve ose e ka eksportuar”, shkruan Hoti në Facebook.


Ish-kryeministri Hoti pyet se pse duhet bizneset të blejnë qymyr tri herë më shtrenjtë nga Serbia e nga vendet e tjera?

“Kontrata e kësaj ndërmarrje me KEK-un nuk është aktive. Punëtorët e saj janë pa të ardhura. Sot bizneset private detyrohen të importojnë qymyr nga jashtë. Së paku 6 milion euro qymyr janë importuar vitin e kaluar. Qymyri është importuar edhe nga Serbia, me çmim prej 200 euro për ton, krahasuar me 60 euro për ton nga Kosova Thëngjilli. Për kur po e ruajmë qymyrin? Çfarë strategjie është kjo? Pse duhet bizneset të blejnë qymyr tri herë më shtrenjtë nga Serbia e nga vendet e tjera? Pse të mos eksportohet qymyri kur tani ka kërkesë nga disa vende për shkak të krizës energjetike?”, përfundon ai. /Telegrafi/