LAJMI I FUNDIT:

Lufta në llogore: Ushtarët ukrainas sulmojnë një pozicion rus me armë automatike dhe granatë – në fund detyrojnë dy ushtarë të Putinit të dorëzohen

Lufta në llogore: Ushtarët ukrainas sulmojnë një pozicion rus me armë automatike dhe granatë – në fund detyrojnë dy ushtarë të Putinit të dorëzohen

Kamerat e helmetave kanë zbuluar intensitetin e luftës në Ukrainën lindore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e kapura nga trupat e vijës së parë tregojnë ushtarët e Volodymyr Zelenskyt duke sulmuar një llogore ruse dhe duke detyruar dy luftëtarë armik të dorëzohen.

Në video, burrat ukrainas dalin nga një hendek, duke qëlluar me armë automatike ndërsa nxitojnë drejt një caku – pamje që të kujtojnë skenarë nga luftërat botërore.


“Disa mendojnë se jam e çmendur”: Kjo vajzë ka vendosur të lërë shkollat elitare evropiane për të luftuar me babanë e saj kundër rusëve në Ukrainë
Lexo po ashtu “Disa mendojnë se jam e çmendur”: Kjo vajzë ka vendosur të lërë shkollat elitare evropiane për të luftuar me babanë e saj kundër rusëve në Ukrainë

Më pas ata mund të shihen duke sulmuar një llogore ruse aty pranë, duke hedhur në erë një gropë me një granatë dhe duke i kthyer pushkët e tyre ndaj trupave armike që përpiqen t’ua kthejnë me zjarr.

Me disa ushtarë të armikut të neutralizuar, një tjetër ukrainas hedh një granatë të dytë në llogore për të “pastruar” kërcënimet e mbetura.

Më në fund, një çift ushtarësh rusë të mundur dalin nga hendeku për t’u dorëzuar.

Pamjet thuhet se janë marrë nga Batalioni i 108-të i Veçantë Sulmues Malor i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Beteja për lindjen e Ukrainës në muajt e fundit është shndërruar në një luftë brutale llogore të stilit të Luftës së Parë Botërore, veçanërisht në rajonin e goditur të Donetsk-ut, ku dikur fushat dhe pyjet e harlisur janë bërë djerrina dhe qendrat urbane janë kthyer në gërmadha. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Amerika
Netanyahu niset drejt SHBA-së për një takim me Trumpin

Netanyahu niset drejt SHBA-së për një takim me Trumpin

Botë
Kalo në kategori