Maqedoni, përpjekje për të kompensuar orët e humbura mësimore nga alarmet e rreme për bomba
Shkollat fillore që pësuan humbje orësh për shkak të alarmeve të rreme për bomba po gjejnë mënyra të ndryshme për të kompensuar mësimin e humbur. Mësuesja, Ilmije Shahini tha se në shkollën “7 Marsi” tashmë kanë nisur të mbahen aktivitete dhe orë plotësuese për këtë qëllim. Madje, në këtë shkollë u punua edhe në ditën e patronatit të shkollës pavarësisht që kjo ditë duhet të jetë ditë pushimi.
“Po mundohemi edhe do t’ja dalim duke punuar me orë plotësuese. Do ti zëvendësojmë orët kur kemi përsëritje, me aktivitete të ndryshme dhe sëbashku me nxënësit do të arrijmë deri në fund të 10 qershorit të mbarojmë me planprogramin mësimor. Janë dakord nxënësit, edhe prindërit janë dakord me ne, bashkëpunojmë. Nëse ka nevojë do ti angazhojmë edhe në shtëpi që të punojnë më tepër”, u shpreh Ilmije Shahini, mësuese.
Për aktivitetet shtesë pajtohen edhe nxënësit. Siç thanë ata do të shfrytëzojnë çdo pushim në shkollë për të mësuar ndërkohë që më shumë vëmendje do ti kushtojnë lëndëve matematikë dhe gjuhë shqipe.
“Ne humbëm shumë mësime për shkak të alarmeve për bomba. Mësuesja na ka dhënë disa aktivitete ti ushtrojmë në shtëpi, unë mendoj që do të mund ti kompenzojmë. Do të gjejmë mënyra të ndryshme që ti kompenzojmë dhe ti marim mësimet që I kemi humb sepse kemi humb shumë mësime”, tha një nxënëse.
“Mësuesja na jep aktivitete në shtëpi, në klasë për ato mësime që i kemi humbur. Nuk do të jetë vashtirë për ne sepse jemi nxënës që I punojmë detyrat”, shtoi një nxënëse.
Viti shkollor 2022-23 për nxënësit e shkollave fillore do të përfundoj më 14 qershor, ndërsa për ata në shkollën e mesme më 9 qershor. Vendimi tashmë është zyrtarizuar dhe planifikuar në kalendarin për organizmin e këtij vitit shkollor. Ministria e Arsimit këtë vendim e mori për shkak të zgjatjes së pushimit dimëror i cili mbaroi më 23 janar, në vend se të përfundonte më 18 janar./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m’vra
Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi
Dita e tretë në arrati, askush nuk ka rënë në gjurmët e Daut Lazes
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër