Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka proceduar në komisionin hetimor parlamentar rastet e dhunës seksuale në pesë vitet e fundit.
Ky komision pritet të drejtohet nga opozita.
“Për këto dhe shumë elementë të tjerë të lidhur me hallkat shtetërore të sistemit të sigurisë dhe drejtësisë Grupi Parlamentar i VETËVENDOSJE! përgatiti dhe procedoi ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për rastet e dhunës seksuale në 5 vitet e fundit. Këtë komision hetimor parlamentar sipas Ligji për hetimin do ta drejtojë opozita”, thuhet në njoftim.
Në komunikatë kritikohet sistemi prokurorial dhe gjyqësor i Kosovës për zvarritje të lëndëve që kanë të bëjnë me dhunën seksuale ndaj grave.
“Shumë është thënë mbi dhunën seksuale ndaj grave. Mijëra programe janë financuar këto dy dekada në institucionet e sigurisë, hetimit dhe gjyqësisë. Ende sot, 15 vite pas shpalljes së pavarësisë, në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës numërohen qindra raste të zvarritjes se lëndëve për viktimat e dhunës seksuale”, thuhet në komunikatë.
Të paprecentë e kanë quajtur lirimin e abuzuesve dhe trajtimin jo efikas të rasteve të dhunës, të cilat sipas VV-së, kanë dërguar në pasoja fatale.
“Ka qenë dhe ende mbetet e paprecedentë natyra e vendimeve dhe lirimi i abuzuesve në disa raste si dhe mostrajtimi i përpiktë i disa rasteve të tjera që kanë dërguar edhe në pasoja fatale.Në emër të pavarësisë dhe ndarjes së pushteteve po pamundësohet gjetja e përgjegjësve të lëshimeve në parandalimin e rasteve fatale, përdhunimeve apo dhunës në përgjithësi”, thuhet në komunikatë.
Ky Komision, sipas VV-së, do t’i shqyrtojë të gjitha hallkat shtetërore të pushteteve për të parë se cfarë ka ndodhur me rastet e dhunës seksuale ndaj grave.
“Ndaj është detyrë e Kuvendit të Republikës të marrë rolin që i takon me ligj nëpërmjet Komisionit Hetimor Parlamentar për të shqyrtuar të gjitha hallkat shtetërore që u takojnë pushteteve të ndryshme e të ndara se ku dhe çka ka ndodhur me rastet e trajtimit të dhunës seksuale dhe dhunës ndaj grave”, thuhet në komunikatën e VV-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025