LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët e Grupit për Ballkan tregojnë se si mund të zhbllokohet perspektiva euro-atlantike e Kosovës

Ekspertët e Grupit për Ballkan tregojnë se si mund të zhbllokohet perspektiva euro-atlantike e Kosovës

Grupi për Ballkan ka publikuar raportin Kosova: Zhbllokimi i perspektivës Euro-Atlantike Bashkimi Evropian, Dialogu për Normalizim të Marrëdhënieve me Serbinë dhe mundësitë për njohje nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së, e cila analizon pikëpamjet e shteteve të BE-së që nuk e njohin Kosovën dhe rolin e BE-së sipas planit franko-gjerman.

Pesë nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) nuk e njohin ende Kosovën. Duke mos e njohur atë si shtet, Qipro, Sllovakia, Rumania, Spanja dhe Greqia paraqesin një pengesë të madhe në aspiratat euro-atlantike të Kosovës, përfshirë anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO.

Për të zhbllokuar perspektivën e vet euro-atlantike sipas Grupit për Ballkan, Kosovës i duhet të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë përmes një marrëveshje ligjërisht të obligueshme.


“Një gjë e tillë kërkon vullnet politik dhe përpjekje diplomatike, sidomos nga ana e Kosovës dhe BE-së. Po ashtu, kërkohet edhe pranimi i plotë i planit ‘Rruga për Normalizim të Marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë’ nga ana e Serbisë”, thuhet në raport.

Ndërsa për pesë shtetet mosnjohëse të BE-së, minimumi për të rishikuar qëndrimin e tyre në lidhje me pavarësinë e Kosovës thuhet se është arritja e një marrëveshje ligjërisht të obligueshme (në mes të palëve), e cila përmban dispozita për njohjen dhe është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Një marrëveshje e tillë sipas Grupit për Ballkan do ishte e mjaftueshme për Greqinë, Rumaninë dhe Sllovakinë për të njohur Kosovën por mbetet e paqartë nëse Qipro, e deri diku edhe Spanja do të mjaftoheshin me kaq.

“Ky ‘prag i lartë’ që mosnjohësit kanë vendosur shfaq implikime që mund të ndikojnë direkt në ritmin e dialogut. Përderisa këto kushte mund të nxisin zhbllokimin e situatës ekzistuese, ato rrezikojnë të gjenerojnë pengesa të tjera që do të vështirësonin arritjen e marrëveshjes dhe përfundimin e procesit. Duke e theksuar elementin ‘ligjërisht të obligueshme’, këto shtete i japin siguri Qeverisë së Kosovës që të përkushtohet për normalizim [që sillet] rreth njohjes së ndërsjellë. Mirëpo, meqë këto shtete e kanë lënë në dorë të Serbisë çelësin për hapjen e perspektives së Kosovës për njohje dhe anëtarësim në BE dhe NATO, Kosova rrezikon të vendoset në pozitë të pafavorshme ku i duhet të zgjedh që të bëjë kompromise të tjera ose të vazhdoj status-quo-në”.

“Me përfshirje aktive në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, BE-ja duhet ti jap shtysë të re procesit.  Ajo duhet të përfshihet në sekuencimin e procesit, përfshirë nënshkrimin, implementimin dhe miratimin e marrëveshjes. BE-ja në fakt ka një rol kritik në këtë proces dhe produkti final do të varet nga aftësia e saj për të përmbushur këtë mision për arritjen e një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë”, bëhet e ditur tutje në raport.

Dokumenti i paraqitur si ‘Rruga për Normalizim të Marrëdhënieve’, të cilën Kosova dhe Serbia e kanë pranuar publikisht, thuhet se mund të shndërrohet në marrëveshje ligjërisht të obligueshme me ratifikim në Parlamentet e Kosovës dhe Serbisë, gjë që është shumë e rëndësishme për të bindur mosnjohësit.

“Efekt ligjërisht të obligueshëm marrëveshja do të merrte edhe me implementim, i cili planifikohet të zgjasë deri në 6 muaj pas nënshkrimit, ose jo më shumë se deri në fund të vitit 2023. Derisa BE-ja do të vazhdojë të udhëheq bisedimet në mes të palëve, të kryesoj Këshillin e monitorimit dhe të ketë fjalën e fundit në vlerësimin e nivelit të implementimit, ajo duhet gjithashtu të shpall këtë marrëveshje si ligjërisht të obligueshme përmes konkluzioneve dhe deklaratave të lëshuara. Miratimi i marrëveshjes si ligjërisht e obligueshme [në mes të Kosovës dhe Serbisë] me konkluzione të Këshillit të BE-së është i rëndësishëm për Kosovën e Serbinë për të ecur përtej dialogut dhe drejt BE-së. Është po ashtu i nevojshëm për mosnjohësit që të rishikojnë qëndrimin e tyre për pavarësinë e Kosovës. Konkluzionet e reja te Këshillit do të mundësonin zëvendësimin e Konkluzioneve [për Kosovën] të shkurtit të vitit 2008”, përfundon raporti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e

Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e "27 prillit" në Kuvend

Lajme
Kalo në kategori