LAJMI I FUNDIT:

Horrori i frikshëm “Scream VI” arrin në Cineplexx me eventin ‘Horror Night’

Horrori i frikshëm “Scream VI” arrin në Cineplexx me eventin ‘Horror Night’

Cineplexx organizon eventin “Horror Night” me premierën e super-horrorit Scream VI ku nuk do të mungoj edhe vetë vrasësi “Ghostface” në të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren,

Njëri prej filmave të shumë pritur horror për këtë vit po arrin në Cineplexx. Me këtë rast kinemaja ka përgatitur një event special për premierën e këtij filmi, eventin Horror Night. Ky event do të mbahet në të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren, duke filluar nga ora 18:00. Për një eksperienc sa më reale dhe të argëtueshme për pubilkun, kinemaja do të këtë atmosferë horrori të inspiruar nga ky film së bashku me një Cosplay të “Ghostface”.


Scream VI gjen një mënyrë për të nderuar të kaluarën, duke krijuar një rrugëtim të ri me një brez të ri. Filmi i ri ka kombinimin e duhur të nostalgjisë dhe gjakut të freskët, duke treguar një histori që arrin të ndihet e njohur nga qka kemi parë nga e kaluara mirëpo duke thyer traditën në mënyra emocionuese dhe të reja për këtë seri.

Ngjarja e filmit zhvillohet një vit pas filmit të fundit me motrat Sam (Melissa Barrera) dhe Tara (Jenna Ortega) bashkë me dy shokët e tyre ku këta katër të mbijetuar nga vrasjet e Ghostface lënë pas Woodsboro për një fillim të ri në New York City. Megjithatë, ata shpejt e gjejnë veten në një luftë për jetën e tyre kur një vrasës i ri fillon një tërbim të përgjakshëm.

Përveç motrave të cilat janë në rol kryesor, Scream VI sjell edhe disa të preferuar të vjetër. Gale Weathers (Courteney Cox) e cila tani bëhet personazhi i vetëm që shfaqet në të gjashtë filmat e Scream. Në Scream VI gjithashtu rikthehet Kirby Reed (Hayden Panettiere), e cila mbijetoi ngjarjeve të Scream 4, dhe tani është një agjente e FBI-së që ndihmon në kërkimin e Ghostface të ri.

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS, apo direkt në kinema prej orës 15:30. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Erjola bërtet e frikësuar, çfarë hyri brenda në shtëpinë e BBVA-s?

Erjola bërtet e frikësuar, çfarë hyri brenda në shtëpinë e BBVA-s?

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë, Arbana Osmani me një dedikim tejet prekës për Eduardin

Festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë, Arbana Osmani me një dedikim tejet prekës për Eduardin

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Kalo në kategori