Nga përplasja e dy aeroplanëve të vegjël që po fluturonin mbi Florida, SHBA, kanë humbur jetën katër persona.
Fluturaket u përplasën rreth orës 14:00 dhe përfunduan në liqenin Hartridge në Winter Heaven, transmeton Telegrafi.
Ekipet emergjente dhe ato të shpëtimit kanë bërë të pamundur që të dalin sa më shpejtë në vendin e ngjarjes, ku gjetën njërin aeroplan gjashtë metra nën sipërfaqen e ujit, derisa fluturakja tjetër ishte fundosur pjesërisht.
“Janë përplasur në ajër, të dy fluturaket kanë rënë menjëherë në ujë. Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë trupat e katër personave që gjendeshin në aeroplanë”, tha Steve Lester nga zyra e sherifit në qarkun Polk.
Policia ka zbuluar identitetet e tre prej katër viktimave: Faith Irene Baker, 24-vjeçe, Zachary Jean Mace, 19, dhe Randall Elbert Crarford, 67.
Autoritetet po punojnë përcaktimin e identitetit të personit të katërt, që humbi jetën nga përplasja e dy aeroplanëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251