Ish-kryeministri, Sali Berisha ka takuar sot kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka në një përpjekje për të lidhur aleanca në kuadër të zgjedhjeve vendore që pritet të mbahen më 14 maj në Shqipëri.
Takimi është në vazhdën e propozimit të bërë nga Berisha që të gjitha partitë opozitare të hyjnë në një koalicion të vetëm në zgjedhje.
Lëvizja e Berishës vjen pasi gjykata vendosi pak ditë më parë të rrëzojë statutin e miratuar nga mbështetësit e Berishës dhe e la në fuqi strukturat e PD-së zyrtare me drejtues kryetarin në detyrë, Enkelejd Alibeaj, raporton Telegrafi Shqipëri.
Ndërkohë, nuk dihet ende vendimi i Dukës nëse do të mbështesë apo jo kandidatët e procesit të primarëve të nxjerrë nga grupimi i Berishës.
Në një dalje për mediat pas takimit, Berisha tha se ka mirëkuptim të plotë me aleatët në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit.
Berisha u shpreh se aktualisht, negociatat po ecin shumë mirë, por nuk dha detaje. Sipas informacioneve në media, grupimi i Berishës po negocion edhe me parti të tjera opozitare.
Në anën tjetër, Alibeaj i ka bërë thirrje një ditë më parë kandidatëve të Berishës që të bashkohen me PD-në zyrtare dhe të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të bashkuar.
Situata në PD duket akoma e paqartë, ndërkohë që të dyja grupimet kanë dorëzuar dokumentat përkatëse për regjistrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ky i fundit pritet të shqyrtojë regjistrimin e partive ditën e sotme dhe të nesërme nga ku do të marrim vesh se cili grupim do të regjistrohet në zgjedhje me logon e PD-së zyrtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje