Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me përfaqësuesit e veteranëve të UÇK-së dhe familjarë të familjeve të dëshmorëve, ndezën sonte në Prishtinë flakadanët për të shënuar natën e zjarreve, në shenjë solidarizimi me ndezjen e flakadanëve në të gjitha rajonet, duke përmbyllur kështu manifestimin në përkujtim të “Epopesë së UÇK-së”.
Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama përmes ndezjes së flakadanëve kujtoi familjen Jashari si një familje që është flijuar për lirinë e popullit. Ai tha se ky organizim do të bëhet traditë dhe do të madhërohet edhe më shumë.
“Kjo është një shenjë nderi e respekti për familjen e madhe Jashari, të cilët e kanë flijuar jetën e tyre që ne sot të festojmë lirinë. Është një organizim që e kemi bërë vitin e kaluar dhe prej tash e tutje do të jetë organizim për çdo vit dhe patjetër se çdo vit do të madhërohet edhe më shumë për ta nderuar sakrificën e familjes Jashari, për të nderuar të gjithë ata që kanë dhënë jetën për lirinë e vendit tonë”, tha ai.
Rama tha se përmes disa prezantimeve të bëra e që i kanë paraqitur në letra në sheshin “Skenderbeu”, njerëzit mund të mësojnë më shumë për historinë e popullit të Kosovës që nga viti 90-të e deri në luftë.
Kryetari i Shoqatës për familje të dëshmorëve të Prishtinës, Naser Pacolli kujtoi gjithë dëshmorët e rënë për liri.
Pacolli e vlerësoi figurën e komandantit legjendar, Adem Jashari, si një figurë përmes së cilës është sjellur liria.
“Sot në 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së në shenjë simbolike kemi vendosur së bashku me Komunën e Prishtinës që të bëhet ndezja e zjarreve, e cila para 25 viteve ka shërbyer si masivizim i UÇK-së. Me rënien e komandantit legjendar, Adem Jasharit, populli jonë i është bashkangjitur masivisht UÇK-së. Përkujtojmë të gjithë dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës”, tha Pacolli.
Ndryshe, në kuadër të shënimit të “Epopesë së UÇK-së”, sonte po mbahet nata e zjarreve edhe në Prekaz.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe