LAJMI I FUNDIT:

Nagavci uron 7 Marsin: Misioni ynë mbetet këmbëngulja për të avancuar mësimdhënien

Nagavci uron 7 Marsin: Misioni ynë mbetet këmbëngulja për të avancuar mësimdhënien

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka uruar 7 Marsin për të gjithë mësimdhënësit. Ajo ka thënë se kjo është një ditë e rëndësishme e historisë kombëtare, e cila sipas saj shënon rrugëtimin e gjatë të zhvillimit të shoqërisë shqiptare. Ndërsa misioni sot, sipas Nagavcit, mbetët këmbëngulja për angazhim drejt avancimit të mësimdhënies.

Në një video-mesazh, Nagavci ka thënë se është bërë punë e jashtëzakonshme dhe përpjekje e pareshtur për të ndriçuar rrugën e brezave të tërë.

“Të dashur mësimdhënës. Po shënojmë sot një ditë të rëndësishme të historisë tonë kombëtare, 7 Marsin-Ditën e Mësuesit dhe të shkollës shqipe. Dita që simbolikisht shënon rrugëtimin e gjatë të zhvillimit dhe të avancimit të shoqërisë shqiptare. Të një pune të jashtëzakonshme dhe një përpjekje të pareshtur për të ndriçuar rrugën e brezave të tërë. Mësimdhënia mbi të gjitha është një mision, sidomos në rrethanat në të cilat jemi gjendur ne, kur krahas arsimit është bartur brez pas brezi edhe fryma e atdhedashurisë dhe kërkesës së fuqishme për liri e shtet”, ka thënë Nagavci.


Ministrja e Arsimit ka thënë se mision mbetet këmbëngulja për angazhim drejt avancimit të mësimdhënies.

“Prandaj dhe kujtojmë me nderim të gjithë ato mësimdhënëse e mësimdhënës që i falën jetën arsimit shqipo ndër vite. Ndërsa sot misioni jonë mbetët këmbëngulja për punë dhe përkushtim, angazhim të gjithmbarshëm të mësimdhënësve tanë për të avancuar mësimdhënien dhe për ta bërë atë konkurrente me vendet e zhvilluara. Si mësimdhënëse dje dhe si ministre sot njoh dhe vlerësoj pafundësisht punën tuaj, punën e mësuesit rezistues, reformues e frymëzues, do të vazhdoj të jem zëri juaj në përpjekjen për të bërë më të mirën për fëmijët tanë”, ka thënë ajo.

Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve.

Kjo datë ka zanafillën e hershme, që të kujton themelet e para të shkollës shqip, në fakt ka filluar të kujtohet, që nga viti 1960-të, kur shteti shqiptar vendosi që kjo ditë të jetë festë në shenjë përkujtimi të themelimit të të parës Mësonjëtore shqipe të Korçës, e cila u themelua më 7 mars 1887. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori