LAJMI I FUNDIT:

Avril Lavigne dhe Tyga konfirmojnë lidhjen me një puthje në buzë

Avril Lavigne dhe Tyga konfirmojnë lidhjen me një puthje në buzë

Avril Lavigne dhe Tyga kanë konfirmuar romancën e tyre të përfolur gjatë një eventi të Javës së Modës në Paris.

Këngëtarja e “Sk8er Boi”, 38-vjeçe dhe reperi “Rack City”, 33-vjeç, u fotografuan duke u puthur dhe kapur për dore në festën ‘Mugler&Hunter Schafer’.

Në një moment, artisti u pa duke ia vënë njërën dorë krah qafës dhe duke e kapur në pjesën e poshtme të fytyrës së saj me dorën tjetër.


Foto: Getty Images

Muzikantët dukeshin të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, gjersa shkëmbenin puthje para shumë njerëzve.

Avril Lavigne ndahet nga i fejuari Mod Sun
Lexo po ashtu Avril Lavigne ndahet nga i fejuari Mod Sun

Artistja e “Complicated” u shfaq me një triko të gjerë dhe çizme lëkure të gjata, e po ashtu me një grim më të rëndë.

Foto: Getty Images

Tyga nga ana tjetër u shfaq me stilin e tij, një kostum të gjerë gri, syze dielli e po ashtu mbante një varëse të madhe argjendi me kryq.

Ndërsa Lavigne duket se po shijon ‘Qytetin e Dashurisë’ me të dashurin e saj të ri, kryeqyteti francez ka një lidhje edhe me ish-in e saj të fundit, Mod Sun, pasi u fejuan atje në mars 2022.

Foto: Getty Images

Ndarja e ish-çiftit të famshëm ndodhi javë më parë. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
Neda e drejtpërdrejtë me Eglin për fjalët e Gjestit: Kur të thonë ‘zhduku’ ti duhet të largohesh me kilometra

Neda e drejtpërdrejtë me Eglin për fjalët e Gjestit: Kur të thonë ‘zhduku’ ti duhet të largohesh me kilometra

Magazina
Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi

Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi

Magazina

"Nuk është i duhuri, na u errësua vendi kur pamë që u puthen” - Prindërit e Loredanës flasin sërish për lidhjen me Jozin

Magazina
Klajdi shpërthen ndaj Rozanës: Tallej me varfërinë time, jam i lumtur që jam i varfër, këngëtare e dobët

Klajdi shpërthen ndaj Rozanës: Tallej me varfërinë time, jam i lumtur që jam i varfër, këngëtare e dobët

Magazina
Kalo në kategori