LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM akuzon: Qeveri hipokrite, ministrat blejnë bukë prej 80 denarësh nga buxheti i shtetit

OBRM-PDUKM akuzon: Qeveri hipokrite, ministrat blejnë bukë prej 80 denarësh nga buxheti i shtetit

Hipokrizia e Kovaçevskit ndaj qytetarëve është shembull klasik i gjithë qeverisjes së tij – akuzojnë nga OBRM-PDUKM-ja e Mickoskit.

Sipas kësaj partie, Kovaçevski ka sjellë një masë që as qeveria e tij nuk e respekton, duke u paraqitur si shpëtimtar, në një situatë ku, siç thonë nga opozitarja OBRM-PDUKM, ka lejuar që gjithçka të shtrenjtohet në Maqedoni.

“Kovaçevski në Qeveri e blen bukën 30 deri në 100% më shtrenjtë se çmimi që ai vetë e parasheh, gjegjësisht për 450 gram bukë të bardhë paguan 41,4 denarë, kurse për bukë të bardhë me afat të zgjatur paguan pak më pak se 80 denarë”, thonë nga OBRM-PDUKM.


Nga kjo parti thonë se para një viti kishin paralajmëruar se do të ndodhë një situatë e tillë, por Kovaçevski, sipaa tyre, nuk ka dashur ta mbrojë standardin e qytetarëve me masat e duhura.

“Me masat tona të propozuara do të kishte rimbushur dhe rritur rezervat mallrash, do të ndihmonte prodhuesit dhe do të parandalonte një goditje çmimesh për qytetarët. Në vend të kësaj, Kovaçevski vendosi të rrisë çmimin e energjisë elektrike dhe lejoi që çmimet të rriten në qiell. Nëse Kovaçevski do të kujdesej për qytetarët, nuk do të lejonte inflacionin prej 20% në Maqedoni, të bjerë standardi i qytetarëve dhe në të njëjtën kohë të rritet kostoja e jetesës”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

Veprimi dhe hipokrizia e qeverisë është transparente, thonë nga partia e Mickoskit, duke shtuar se OBRM-PDUKM kur ta udhëheqë Qeverinë e ardhshme do të bëjë të gjitha përpjekjet për ngritjen e standardit të qytetarëve.

Në trend Lajme

Më shumë
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Lajme
SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Lajme
Kalo në kategori