Kompania Prishtina Ticket tashmë lidere në tregun e organizimit të fluturimeve për Gjermani, Zvicër dhe Suedi ka hapur linjën e re të fluturimit edhe për Lubjanë të Sllovenisë.
Fluturimi i parë Prishtinë-Lubjanë do të realizohet me datë 31 mars 2023, ndërsa në këtë linjë do të organizohen rregullisht 2 herë në javë fluturime çdo të hënë dhe të premte.
Të gjithë bashkatdhetarët dhe të interesuarit e tjerë do të mund të rezervojnë biletë për udhëtimet e tyre nëpërmjet webfaqes www.prishtinaticket.net si dhe nëpërmjet thirrjes telefonike në qendrën e thirrjeve të Prishtinticket në numrat në vijim:
?? +49 7621 9165 313
?? +41 61 510 06 86
?? +383 49 200 286
?? +46 470 580 944
Prishtina Ticket dhe GP Aviation vazhdojnë të operojnë në shumë destinacione të tjera në Gjermani në qytetet: Münster, Munich, Stuttgart, Düsseldorf, Osnabrück, Nürnberg dhe Berlin, në Suedi në Växjö Smaland si dhe në Zvicër në qytetin e Basel.
Gjatë vitit 2022, Prishtinaticket dhe GP Aviation u kanë shërbyer me profesionalizëm gjithsej 365,357 pasagjerëve në destinacionet e lartpërmendura.
Prishtina Ticket është kompania më e madhe shqiptare me 12.22% të tregut krahasuar në total me numrin e përgjithshëm të udhëtarëve që kanë udhëtuar nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari gjatë vitit 2022.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251