LAJMI I FUNDIT:

Mërgimtarët në Gjenevë protestojnë kundër Asociacionit

Mërgimtarët në Gjenevë protestojnë kundër Asociacionit

Mërgimtarë shqiptarë në Zvicër kanë protestuar këtë të shtunë në Gjenevë, kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Protesta u mbajt përball Pallatit të Kombeve të OKB-së dhe thirrjet e protestuesve ishin: “Nuk duam ndarje në Kosovë”, “Bernë, thuaji jo autokratëve. Vuçiq = Putin”, “Stop bosnjizimit te Kosovës”.


Me thirrjen “kundër bosnjizimit të Kosovës”, mërgimtarët në Gjermani protestojnë kundër Asociacionit
Lexo po ashtu Me thirrjen “kundër bosnjizimit të Kosovës”, mërgimtarët në Gjermani protestojnë kundër Asociacionit

Reis Luzhnica, pjesëmarrës në parlamentin e qytetit të Cyrihut ka thënë se krijimi i një Asociacioni të komunave me shumicë serbe do të prodhonte një situatë të ngjashme me Bosnjën ku është Republika Srpska.

“Kosova aktualisht është nën presion shumë të fortë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për të nënshkruar marrëveshjen me Serbinë, e cila parashikon në veçanti krijimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe të Kosovës. Një marrëveshje e tillë nuk mund të lidhet në kurriz të sovranitetit të Kosovës”, ka thënë ai për “Letemps.ch”.

Kjo protestë vjen në vazhdën e disa protestave të oeganizuara në Kosovë, por edhe diasporë kundër Asociacionit.

Javë më parë, edhe në Berlin të Gjermanisë u mbajt një protestë kundër krijimit të Asociacionit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?

Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
Kalo në kategori