LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi në Gjakovë: Fëmijët e martirëve po migrojnë për shkak të keqqeverisjes dhe humbjes së shpresës

Krasniqi në Gjakovë: Fëmijët e martirëve po migrojnë për shkak të keqqeverisjes dhe humbjes së shpresës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot Gjakovën, respektivisht familjen Prendi, të rinjtë e të cilës po emigrojnë.

“Bekim Prendi, 24 vjeçar, djali i martirit Viktor Prendi nga fshati Korenicë e Gjakovës, po e lë Kosovën për të emigruar në Gjermani. Bekimi, i cili nuk ka arritur ta njoh fare babanë e tij, të vrarë nga forcat serbe, i zhgënjyer dhe i pashpresë si pasojë e keqqeverisjes po detyrohet t’i kthejë shpinën familjes dhe atdheut”, ka shkruar Krasniqi.

“Të njëjtën gjë do ta bëjë edhe Domeniku, po ashtu djalë martiri, i cili ka bërë gati valixhet për të emigruar në SHBA. Palina, nëna e Domenikut e gruaja e martirit të Kosovës, Sokol Prendi, është tejet e pikëlluar dhe e zhgënjyer me atë që po ndodhë me rininë dhe familjen e saj”, ka vazhduar Kryetari i PDK-së.


Në luftën e fundit në Kosovë, familja Prendi i ka dhënë 10 martirë Kosovës, pesë prej të cilëve vëllezër, djemtë e Nanës Zojë Prendi, të cilët u masakruan në Mejë të Gjakovës.

Krasniqi tha se sot, të rinjtë e kësaj familjeje, sikur dhjetëra mijëra të rinj të tjerë në Kosovë, gjatë dy viteve të fundit – po e braktisin Kosovën për një jetë më të mirë në mërgim.

“Fatkeqësisht, përgjigja e Qeverisë ndaj këtij eksodi masiv është tërësisht anemike dhe aspak serioze. Qytetarët po varfërohen çdo ditë si pasojë e çmimeve të larta, pagave të ulëta, mungesës së shërbimeve shëndetësore publike e degradimit të sistemit arsimor”, ka thënë Krasniqi.

Në fund, ai ka shtuar se koha është për rikthim të punës, zhvillimit, progresit, përgjegjësisë, qeverisjes së mirë dhe, mbi të gjitha, besimit të qytetarëve në shtetin tonë.

“Kjo është beteja që duhet ta fitojmë – dhe duhet ta fitojmë së bashku, duke lënë mënjanë interesat partiake dhe politikën ditore. Ky duhet të jetë misioni ynë, për çdo parti, për çdo politikan dhe për të gjithë shoqërinë tonë. Besoni në Kosovë!”, ka përfunduar Kryetari i PDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Lajme
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Kalo në kategori