LAJMI I FUNDIT:

Apple iPhone 14 Pro fiton çmimin GLOMO për telefonin e mençur më të mirë të vitit

Apple iPhone 14 Pro fiton çmimin GLOMO për telefonin e mençur më të mirë të vitit

Derisa MWC u mbyll këtë javë, fituesit e çmimeve GLOMO (Global Mobile Awards) përfshijnë Apple, TCL dhe Motorola.

Çdo vit, çmimet lëshohen në disa kategori të ndryshme, duke përfshirë çmimet “Mobile Technologies”, “Digital Everything”, “Devices”, “Tech4Good”, dhe “Government Leadership”.


Telefoni i Apple, iPhone 14 Pro, e mori çmimin si “Telefoni i mençur më i mirë” i vitit 2022, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Lista e telefonave të tjerë që ishin në garë për këtë çmim përfshinë Google Pixel 7 Pro, Nothing Phone (1), Samsung Galaxy Z Flip4 dhe Galaxy Z Fold4.

GLOMO në ueb-faqen e saj lëshoi një deklaratë në lidhje me çmimin, ku ndër të tjera ata thanë: “Çmimi i telefonit të mençur më të mirë kombinon performancën e jashtëzakonshme, inovacionin dhe udhëheqjen, siç përcaktohet përmes vlerësimit të telefonave inteligjentë në treg gjatë periudhës janar 2022 deri në dhjetor 2022, nga analistë, gazetarë dhe influencues të pavarur kryesorë në botë”.

Në konkurrencën “Disruptive Device Innocation”, Apple fitoi sërish me veçorinë e saj të SOS-it të urgjencës nëpërmjet Satelitit. Ngjarja e Apple për lansimin e iPhone 14 i tregoi botës se satelitët mund të përdoren për të komunikuar në raste urgjence pa kërkuar ndonjë pajisje të veçantë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
WhatsApp me dizajn të ri: A ju ka ardhur versioni i ri?

WhatsApp me dizajn të ri: A ju ka ardhur versioni i ri?

Teknologji
Nokia 3210 e re (e vjetër) dhe sigurisht “gjarpri”

Nokia 3210 e re (e vjetër) dhe sigurisht “gjarpri”

Teknologji
Amazon do të investojë 1.2 miliard euro në Francë, do të krijojë 3000 vende pune

Amazon do të investojë 1.2 miliard euro në Francë, do të krijojë 3000 vende pune

Teknologji
Apple dhe OpenAl afër marrëveshjes që do ta integrojë ChatGPT-në në iPhone

Apple dhe OpenAl afër marrëveshjes që do ta integrojë ChatGPT-në në iPhone

Teknologji
Google regjistron fshehurazi gjithçka që thoni - kjo është mënyra se si ta ndaloni

Google regjistron fshehurazi gjithçka që thoni - kjo është mënyra se si ta ndaloni

Teknologji
Tre shenjat që ju tregojnë se jeni duke biseduar me një chatbot me Inteligjencë Artificiale e jo me një njeri të vërtetë

Tre shenjat që ju tregojnë se jeni duke biseduar me një chatbot me Inteligjencë Artificiale e jo me një njeri të vërtetë

Teknologji
Kalo në kategori