LAJMI I FUNDIT:

Rahoveci-Trepça, derbi i madh i të premtes në hendboll

Rahoveci-Trepça, derbi i madh i të premtes në hendboll
(Foto: Shqipron Berisha/kosovahandball.info)

Java e 20-të e Superligës A të Kosovës në hendboll hapet me derbin e madh mes Rahovecit dhe Trepçës. Kjo ndeshje luhet të premten prej orës 19:30 në Rahovec.

Të dyja skuadrat janë në formë dhe kërkojnë të vazhdojnë me suksese. Trepça kishte fituar ndeshjen e parë në Rahovec, por më pas “vreshtarët” kishin festuar në Mitrovicë. Pritet ndeshje e fortë dhe dramatike.


Trepça është e dyta me 22 pikë dhe synon të mbetet në këtë pozitë. Ndërkohë Rahoveci është i katërti me 19 pikë dhe synon t’i afrohet Trepçës.

Superliga A vazhdon të shtunën me derbin tjetër mes Besa Famgasit dhe Prishtinës. Kjo ndeshje luhet në Pejë prej orës 19:00. Ndeshja e tretë e xhiros së 20-të, mes Vushtrrisë dhe Kastriotit zhvillohet të dielën prej orës 18:30.

Në Superligën B, të shtunën është ndeshja Vëllaznimi – Deçani (19:00).

Xhiro të rregullt kanë edhe skuadrat e Ligës së Parë.

Te hendbollistët është java e dhjetë. Istogu – Vjosa (17:00) dhe Samadrexha – Dukagjini (19:00) janë ndeshjet e së shtunës. Të dielën janë dy takime: Prizreni – Drita (11:00) dhe Ulpiana – Lepenci (14:00).
Te hendbollistet, luhet java e 12-të e Ligës së Parë.

Të gjitha ndeshjet janë të dielën: Llapusha – CLICK (14:00), Trepça – CLICK (11:00), KEK-u – Vjosa (13:00), Ulpiana – Deçani (16:30).

Në trend Sport

Më shumë
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit

Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori