Policia e Kosovës, respektivisht njësia policore nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik të mërkurën në Prizren ka kryer një bastisje në shtëpinë e një personi (i dyshuar) ku gjatë kryerjes së bastisjes janë gjetur armë dhe substanca narkotike.
Sipas një njoftimi, thuhet se janë konfiskuar dy pistoletë me karikator dhe fishekë, si dhe qese plastike, foli plastike, etj.
“Lidhur me rastin, gjatë kontrollit të realizuar janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë relevante si në vijim: 6 qese najloni me substancë tё dyshuar narkotike tё llojit Marihuanë me peshё tё pёrgjithshme prej 3 kg e 45 gram. Dy peshore digjitale, pistoletë me karikator me 3 fishek brenda, pistoletë me njё karikator me 4 fishek, 7 fishekë kalibër i panjohur, 152 qese plastike tё zbrazëta pёr paketim tё substancave narkotike, 40 stega plastike, dy rolle me foli plastike, njё rolle foli alumini, para në vlerë prej 2,880 euro, 70 franga zvicerane dhe 30 funta angleze”, thuhet në njoftim.
Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim, pas bastisjes së kryer personi i dyshuar ёshtё shoqёruar nё stacionin policor ku ёshtё intervistuar nё prezencë e avokatit dhe pas intervistimit i njëjti me vendim tё prokurorit kompetent ёshtё ndaluar pёr 48 orё. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë